☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.05 ▼0.26%
ARI 4,822 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,992 ▲ +1.33% ETH $2,368 ▲ +2.21% XRP $1.3952 ▲ +2.58% SOL $85.0700 ▲ +1.95%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.05 ▼0.26 % ARI 4,822 ▼0.03 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.05 ▼0.26 % ARI 4,822 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
16 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Greqia, bashkëpunim me Italinë dhe Spanjën mbi një plan të përbashkët për emigracionin

Greqia, Italia dhe Spanja po orientohen drejt një plani të përbashkët, nën kujdesin e BE, për përballimin e fluksit të refugjatëve, siç e informoi parlamentin ministri i brendshëm Nikos Voutsis, ndërsa theksoi se qeveria greke ka hartuar faktikisht një plan kombëtar veprimi, i cili do të komunikohet brenda ditëve të ardhshme.

emigrantet-e-paligjshemMinistri theksoi gjithashtu se në kuadër të punës përgatitore për planin, siç u konkludua në ministeralin e së hënës në Luksemburg, komisioneri për emigracionin Dimitris Avramopulos do të zhvillojë takime me ministrat e të tre vendeve.

Siç shpjegoi Voutsis në parlament, mbrojtja bregdetare do të funksionojë në “mënyrë parandaluese” (por pa vënë në rrezik jetët e njerëzve). Sipas ministrit, emigrantët nuk duhet të qëndrojnë në ishuj më tepër se tri ditë, derisa të transferohen në brendësi të pjesës kontinentale. Më tej, qeveria po shqyrton mundësinë e disponimit të një anijeje të posaçme që “do të kalojë nga ishulli në ishull dhe do të marrë emigrantët”.

Ministri tha se në Egjeun Verior ka mjaft ambiente që do të mund të bëheshin qendra regjistrimi dhe prej andej emigrantët të dërgoheshin në pjesën kontinentale, ndërsa në Egjeun Jugor, ku këto infrastruktura nuk ekzistonin, po krijohen dalëngadalë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.