🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 20 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $64,085 ▲ +1.53% ETH $1,738 ▲ +2% XRP $1.1489 ▲ +1.57% SOL $72.3800 ▲ +4.88%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
20 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Ballkani Perëndimor, FMN: Infrastruktura e dobët publike, pengesë për rritjen ekonomike

Fondi Monetar Ndërkombëtar shpreht se mungesat e infrastrukturës publike në rajon është një pengesë domethënëse për rritjen e mëtejshme ekonomike dhe konvergjencën më të shpejtë të ardhurave.
Në një artikull të institucionit ndërkombëtar flitet për nivelin dhe cilësinë e infrastrukturës publike në Ballkanin Perëndimor,

“Niveli dhe cilësia e infastrukturës publike në Ballkanin Perëndimor, së bashku me një tranzicion të papërfunduar dhe një pengesë të institucioneve shtetërore në disa vende, një mjedis dyshues biznesi, së bashku me sektorët bankarë emigracioni i vazhdueshëm, ikja e trurit, janë çelësi kyç për mungesën e konkurrencës dhe stanjacionin në rajon”, thuhet në këtë dokument të FMN-së.

Pavarësisht nga një rritje e qëndrueshme e investimeve publike që është mbështetur nga iniciativa ndërkombëtare, rajoni është ende shumë poshtë mesatares së BE-së.

Në vijim dokumenti flet për një shqetësim të madh të cilëissë së dobët të hekurudhave, për shkak të një investimi të pakët, mirëmbajtjes joadekuate, projekteve të pakëta dhe implementimit dhe një sektor të energjisë, të pabarabartë.

“Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia vuajnë nga një furnizim i paqëndrueshëm energjitik dhe ndërprerje të shpeshta, të shoqëruara me humbje të mëdha të shpërndarjes, për shkak të hidrocentraleve të vjetëruara dhe me kapacitet të ulët. Situata është më pak kritike në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi ku furnizimi me energji elektrike është siguruar kryesisht”, thotë dokumenti i FMN-së.

Integrimi më i thellë rajonal në Ballkanin Perëndimor është potencialisht i kufizuar nga zhvillimi i pabarabrtë i infrastrukturës duke filluar nga 30% më e ulët se mesatarja e BE në Serbi, deri në afërsisht 70% në Shqipëri. Sipas autorëve të publikimit, kjo ul ndjeshëm tërhejqen e tyre si destinacion për hyrjen e investimeve të huaja direkte.

Ata gjithashtu tregojnë në politizimin e investimeve të infrastrukturës në rajon, së bashku me kuadrin rregullues të dobët dhe të paqëndrueshëm për të minuar investimet private në infrastrukturë.

Një tjetër çështje e rëndë është niveli i lartë i borxhit publik në vendet e rajonit, me disa vende si Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi që tejkalojnë pragun e 65% të PBB për borxhin total publik, të cilën FMN e përdor si tregues të dobësisë ekonomike.

Autorët kanë gjithashtu dhe një listë rekomandimesh për të zbutur mangësitë në infrastrukturën publike. Sipas FMN-së, Ballkani Perëndimor duhet të përdorë burimet e brendshme për të krijuar një hapësirë fiskale për shpenzimet e infrastrukturës kritike, për të cilat duhet bërë një shtesë fiskale për të përmbajtur shpenzimet aktuale dhe për të rritur shpenzimet kapitale si dhe nëpërmjet mobilizimit më të fortë të të ardhurave.

E fundit, politika dhe reforma të forta duhet të plotësojnë investimet në infrastrukturën publike. “Kështu, investimet në infrastrukturën publike nuk duhen parë si zëvendësuese për një gamë të gjerë reformash strukturore dhe politikat e kujdesshme makrofinanciare duhen për të stimuluar rritjen dhe për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave”, përfundon dokumenti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.