🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,525 ▼0.77%
DOW 46,133 ▼0.93%
NASDAQ 21,603 ▼1.09%
NAFTA 111.21 ▲11.08%
ARI 4,671 ▼2.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,353 ▼ -2.89% ETH $2,038 ▼ -4.03% XRP $1.2848 ▼ -5.08% SOL $78.0500 ▼ -6.05%
S&P 500 6,525 ▼0.77 % DOW 46,133 ▼0.93 % NASDAQ 21,603 ▼1.09 % NAFTA 111.21 ▲11.08 % ARI 4,671 ▼2.94 % S&P 500 6,525 ▼0.77 % DOW 46,133 ▼0.93 % NASDAQ 21,603 ▼1.09 % NAFTA 111.21 ▲11.08 % ARI 4,671 ▼2.94 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

“Ballkani shkaktoi rreth 50% të infeksioneve”, Rama përplaset me ministrin gjerman: Skandal! Mos zgjo pakënaqësi stereotipike

Një deklaratë e ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn mbi infeksionet e Covid-19 verën e shkuar ka sjellë një reagim të ashpër të kryeministrit, Edi Rama.
Spahn ka thënë se gjysma e infeksioneve nga Covid-19 verën e shkuar në Gjermani kanë ardhur nga vizita familjare të migrantëve në Ballkan.

Në një reagim për gazetën e njohur gjermane, BILD, Rama i është kundërpërgjigjur Spahn, duke e cilësuar deklaratën e tij një skandal.

“Është një skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin dhe kështu gjithashtu zhvlerëson njerëzit me një sfond migrimi. Unë nuk do të lejoj që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet e pushimeve, pasi nuk ka shifra për ta provuar këtë”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri kritikoi Spahn duke thënë se “Një ministër gjerman i shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi stereotipike kundër Ballkanit në mënyrë që të mbrojë një rekord të dukshëm të keq”.

Ne mësuam nga vera e kaluar. Në atë kohë, udhëtimet jashtë vendit, shpesh vizitat te të afërmit në Turqi dhe Ballkan, shkaktuan rreth 50 përqind të infeksioneve. Ne duhet ta parandalojmë këtë vit”, tha Spahn më parë për BILD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.