☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $67,039 ▲ +1.27% ETH $2,027 ▲ +1.97% XRP $1.3532 ▲ +1.01% SOL $83.7100 ▲ +0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Balluku: Koncesionet e dhëna nga qeveria Berisha, të gjitha korruptive

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur sot se pas rikthimit të shërbimit të kolaudimit nga kompania koncesionare “SGS” te shteti, fitimi vjetor në buxhet llogaritet 4.4 milionë euro.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, teksa po diskutohej mbi shtyrjen e afatit të kontratës për pullat fiskale, Balluku u shpreh se koncesionet e dhëna nga opozita kur ishte në pushtet ishin të gjitha korruptive.

“Pasi vendosëm ta hiqnin dhe t’ia kthenim shtetin shërbimin e kolaudimit, fitimi vjetor është 4.4 milionë euro. Sot çdo qytetar harxhon dy herë më pak për këtë shërbim, për shkak të atij koncesioni”, tha Balluku.

Zv/kryeministrja Balluku rikujtoi një koncesion të dhënë nga qeveria “Berisha”në 2013, kur ishte duke u larguar nga pushteti.

“Dua të risjell në vëmendje një nga koncesionet që vijon të përflitet, pasi është dhënë deri në vitin 2048, që është ai i mallrave në Portin e Durrësit. Është dhënë në kohën tranzitore, kur qeveria “Berisha” kishte humbur dhe po kalonte stafeta në qeverisjen socialiste. Koncesionet e qeverisjes suaj ishin njëra më korruptive se tjetra. Ajo që po bëjmë ne është ulja e kostove dhe kthimi i shërbimeve te qytetarët”, deklaroi zv/kryeministrja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.