☁️
Tiranë 11°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,904 ▲ +1.1% ETH $2,024 ▲ +1.54% XRP $1.3507 ▲ +1.12% SOL $83.5300 ▲ +0.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Balluku në Izrael: Ngritje e kapaciteteve për mbrojtjen kibernetike

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael, ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm Kombëtar të Cybersecurity, Gabi Portnoy.

Balluku u shpreh se, Cybersecurity është një nga partnerët kryesor të Republikës së Shqipërisë në këtë fushë kaq kritike këto kohë për ne.

“Me Portnoy diskutuam për vijimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi si dhe angazhimin e palës shqiptare për ngritjen e kapaciteteve dhe të një mjedisi kibernetik sa më të sigurt”, deklaroi Balluku.

Në datën 15 korrik vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Autoritetet në vend deklaruan se sulmi nuk ia arriti qëllimit. Ndërkohë sistemet në pak ditë u rivunë të gjitha në punë.

Pas hetimeve në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të antiterrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, autoritetet zbuluan se, sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit.

Nisur nga kjo, qeveria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Qeveria vendosi largimin brenda 24 orësh të të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përfshirë edhe personelin e sigurisë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.