Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,659 ▲ +0.32% ETH $2,001 ▼ -0.11% XRP $1.3365 ▼ -0.02% SOL $82.4200 ▼ -0.85%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Balluku: Synojmë instalimin e 20 mijë paneleve diellore për familjarët

Programi për subvencionimin me 70% të shumës për çdo familje që do të instalojë panele diellore në banesë për ngrohjen e ujit, është një instrument tjetër që po zbaton qeveria për të përballuar krizën energjetike.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informoi sot lidhur me programin për subvencionimin me 70 % të shumës për çdo familje që do të instalojë njësi diellore për ngrohjen e ujit.

Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku deklaroi se nga 1 tetori është çelur thirrja për subjektet që tregtojnë por edhe instalojnë panelet diellore.

Balluku tha se gara pranë Agjencisë së Eficencës së Energjisë do të jetë e hapur për subjektet deri më 18 tetor.

“Më 1 nëntor do të hapim aplikimet për 2000 familjet e para të interesuara, që duan të përfitojnë nga ky program”, tha ajo.

Balluku bëri të ditur se nga të dhënat rezulton se 20% e faturës mujore të një familjeje shkon për ngrohjen e ujit.

Sipas saj, kjo është faza e parë dhe synimi është që brenda vitit 2023 të jenë të instaluara mbi 20 mijë njësi për ngrohjen e ujit për abonentët, duke bërë të mundur uljen e kostos së çdo fature për familjarët, por edhe konsumin në përgjithësi, në kushtet e krizës energjetike.

Zv/kryeministrja Balluku bëri të ditur se në Taskforcën për energjinë do të jetë në terren për të siguruar se të gjithë hapat e planit për përballimin e krizës së energjisë do të përmbushen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.