Kosova

Barack Obama shpërndan fotografinë e termocentralit Kosova B (Foto)

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpërndarë një artikull i cili flet për gjigantët amerikanë korporativ përfshi “Apple”, “Google”, “Microsoft”, “Berkshire Hathaway” dhe “Goldman Sachs” të cilët thuhet se do të investojnë së paku 127.4 miliardë euro për të tkurrur gjurmët e tyre të karbonit.

Mirëpo, fotografia të cilën mediumi “InternationalBusinessTimes” ka përdorur për të ilustruar këtë artikull është ajo e termocentralit Kosova B, fotografi kjo e bërë nga agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

Shefat e 13 korporatave të mëdha amerikane pritet t’i bëjnë publike investimet e tyre në Shtëpinë e Bardhë sot, në prezencë të Sekretarit të Shtetit, John Kerry dhe zyrtarëve më të lartë të administratës.

Kompani tjera në listë janë “Bank of America”, “General Motors”, “Cargill”, “Alcoa”, “Wal-Mart Stores”, “United Parcel Service”, “Coca-Cola” dhe “PepsiCo”.

Fondet e zotuara do të përdoren për të ulur lirimin e gazrave, duke ofruar financim për kompanitë që për fokus kanë ambientin, për të ulur konsumin e ujit dhe për të prodhuar 1,600 megavat të energjisë së re të ripërtërishme, që mjafton për t’iu ofruar energji elektrike pothuajse 1.3 milionë shtëpive.

Termocentralet janë burimi më i madh i ndotjes së ajrit në SHBA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button