Basha, akuza Ramës, Berishës e Metës: 14 maji i nxori pakicë, nuk më trembin e as më ndalin
Basha goditi ashpër marrëveshjen PD-PS në 2008 për ndryshimin e Kushtetutës dhe theksoi se zgjedhjet e 14 Majit tregojnë se treshja Rama-Berisha-Meta janë pakicë.
14 Maji tregoji se klasa e vjetër politike që ka zënë vendin prej fyti prej 33 vitesh janë pakicë. Të tre janë pakicë. Shumicës duhet t’i japim mundësi të flas, t’i japim zërin. Ndryshimet në sistemit politik dhe meritokracia në politikë do t’i hapin rrugën edhe fushave të tjera të jetës”, tha Basha.
Sipas ish-kryedemokratit “asnjë shqiptar nuk e ka për borxh që ta mbajnë peng”, ndaj ftoi demokratët që të punojnë për të ndalur përpjekjen e asaj që i referohet si politika e vjetër për t’i mpirë nervin shoqërisë.
“Këtu opozitën e fusin në qorrsokak dhe thonë zgjidhni kush është e keqja më e vogël nga ne. Ça politike është kjo. Kjo është faqja e zezë e politikës shqiptare të 30 viteve. Më zgjidhni mua ju, jo këto dy të këqija të mëdha. Unë ju them hapja e listave ata thonë pse ke dalë me T-shirt. Njëri thotë i shitur, tjetri thotë i blerë dhe ndërkohë e mbajnë tavën vetëm të tre, mos t’i kthehet qytetarëve ajo që është në tavë, që janë miliarda euro të taksave. Qytetarët i kthejnë në një turmë trushpëlarë, që pastaj të ndjekin si delet e kopesë. Por kjo nuk është Shqipëria për të cilën jam futur në politikë në 2005. Kjo është Shqipëria që duan ata që s’duan të ndryshojnë asgjë.
I keni parë si i kanë shprehjet? Sikur ulen natën bashkë dhe i shkruajnë me njëri-tjetrin. Hallet i kanë të përbashkëta. Si ta mbajnë Shqipërinë nën sundimin e tyre. Njëri në fuqi dhe tjetri si gjoja opozitë. Duhet t’i kthejmë shpinën këtyre dhe në veçanti atyre që na rrinë si gjyle të vjetra.
Asgjë për njerëzit. As për koston e jetesës, as për arsimin, as për rrogat. Merrini pyetini sa është kostoja e jetesës. Askush nuk e di. Të paktën ta dinë sesa kokrra vezë, sa qumësht sa bukë mund të blejë rroga mesatare e një shqiptari. Kjo është politika pa integritet, e pafytyrë. Antidoti është të mos u shkojmë nga mbrapa dhe mos të dëgjojmë, por të dëgjohet zëri i shqiptarit të thjeshtë”, tha ai.