⛈️
Tiranë 23°C · Stuhi 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.42 ▼2.36%
ARI 4,698 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,841 ▼ -1.08% ETH $2,457 ▼ -1.56% XRP $1.4430 ▼ -4.13% SOL $97.0500 ▼ -4.12%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.42 ▼2.36 % ARI 4,698 ▲0.08 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.42 ▼2.36 % ARI 4,698 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Politika

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

Në emisionin “3D” me Alban Dudushin, juristi Rezart Kthupi komentoi situatën e brendshme në Partinë Demokratike, duke theksuar se statuti i saj nuk zbatohet sipas dokumentit të regjistruar në gjykatë, por sipas vullnetit të liderit historik, Sali Berisha.

“Prezumimi se statuti i PD zbatohet se është i shkruar në letër, është i gabuar. Statuti është ajo që thotë Sali Berisha,” u shpreh Kthupi.

Ai solli shembuj konkretë për të ilustruar argumentin e tij, duke theksuar se, “Nëse Berisha thotë se ekziston ‘Neni Basha’, ai ekziston. Nëse thotë se zgjedhjet janë vjedhur, ky nen nuk ekziston dhe ai fshihet.”

“Nëse thotë Berisha që nuk do përjashtojë askënd, askush nuk përjashtohet nga PD. Nëse thotë Berisha që ai është i vetmi i përjashtuar dhe anëtarësia e pranon, kjo bëhet fakt statutor.”

Kthupi theksoi se roli i anëtarësisë është thjesht pasiv, duke pranuar çdo vendim të Berishës.

“Kur Berisha thotë që Salianji është i vetmi i përjashtuar dhe anëtarësia nuk kundërshton, kjo do të thotë që është pranuar dhe ky term është bërë fakt statutor. Nuk ekziston në statutin e regjistruar të PD në gjykatë, por ekziston në statutin e Sali Berishës.”

Sipas tij, pika kryesore që deputeti Ervin Salianji nuk e kupton është se Partia Demokratike funksionon si pronë private e Berishës.

“Nëse Sali Berisha do ta respektojë Salianjin, ai futet në Kryesi dhe Këshillin Kombëtar. Nëse Berisha nuk do ta respektojë, e vetëpërjashton nga partia dhe institucionet e saj.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.