☁️
Tiranë 12°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,681 ▼0.52%
DOW 46,611 ▼0.81%
NASDAQ 22,372 ▼0.48%
NAFTA 97.98 ▲2.56%
ARI 4,884 ▼2.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,392 ▼ -3.71% ETH $2,187 ▼ -5.96% XRP $1.4481 ▼ -4.34% SOL $89.2600 ▼ -4.99%
S&P 500 6,681 ▼0.52 % DOW 46,611 ▼0.81 % NASDAQ 22,372 ▼0.48 % NAFTA 97.98 ▲2.56 % ARI 4,884 ▼2.49 % S&P 500 6,681 ▼0.52 % DOW 46,611 ▼0.81 % NASDAQ 22,372 ▼0.48 % NAFTA 97.98 ▲2.56 % ARI 4,884 ▼2.49 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Rama e do reformën në drejtësi për të shpëtuar Kokëdhimën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkroi në Facebook se Rama e do reformën në drejtësi që të shpëtonte “Kokëdhimën e kokdhimët e tjerë”.
“Sot e tha me zë dhe figurë pse e donte reformën në drejtësi Rama: që të shpëtonte Kokdhimën e kokdhimët e tjerë. Sakaq kërcënoi gjyqtarët që nuk e hëngrën presionin e tij për të mbrojtur Koçon”, theksoi Basha.
Kryeministri kishte deklaruar për heqjen e mandatit të Kokëdhimës: “Nuk komentoj vendimet e gjykatave, thjesht nënvizoj se në këndvështrimin tim, ai vendim është një arsye më shumë që të bëjmë një reformë të drejtë dhe reale në drejtësi”.
“Ky ka qenë dhe ky është koncepti i tij për reformën: Të kapë drejtësinë, të mbajë mbi ligjin klikën e tij të oligarkëve alla Koço dhe kriminelëve alla Shullaz, të marrë hak ndaj gjyqtarëve që guxojnë të ndëshkojnë për abuzime flagrante miqtë e tij, siç bëri sot me gjyqtarët e Kushtetueses, të cilët i kërcënoi hapur sepse zbatuan ligjin, sepse mbrojtën paratë e publikut. Llomotit kot, kërcënon nga marazi. Reforma “Rama” për kapjen e drejtësisë ka dështuar përballë vizionit demokratik të opozitës dhe angazhimit serioz të SHBA-së, BE-së dhe Komisionit të Venecias. Reforma “Rama” për kapjen e drejtësisë nuk ka më asnjë shans. Kredibilitetin për të çuar në fund reformën në drejtësi që nuk mbron, por ndëshkon korrupsionin e ka PD-ja në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare.?#‎Shqipëria? më mirë pa Edi Ramën”, postoi Basha në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.