🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,528 ▼0.72%
DOW 46,183 ▼0.82%
NASDAQ 21,616 ▼1.03%
NAFTA 111.01 ▲10.88%
ARI 4,681 ▼2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,304 ▼ -3.33% ETH $2,040 ▼ -4.16% XRP $1.2868 ▼ -5.05% SOL $78.5000 ▼ -5.8%
S&P 500 6,528 ▼0.72 % DOW 46,183 ▼0.82 % NASDAQ 21,616 ▼1.03 % NAFTA 111.01 ▲10.88 % ARI 4,681 ▼2.75 % S&P 500 6,528 ▼0.72 % DOW 46,183 ▼0.82 % NASDAQ 21,616 ▼1.03 % NAFTA 111.01 ▲10.88 % ARI 4,681 ▼2.75 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha: Rama flet për futboll, nuk jep shpjegime për CEZ-in

cKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Çeki, duke thënë se ndërkohë që kreu i qeverisë “flet për futboll atje, nuk ka dhënë asnjë shpjegim për 600 milionë euro që ndau me kompaninë CEZ dhe ndalimin me ligj të hetimit të kësaj afere”.
“Partia Demokratike mbështet fuqishëm zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Çeki. Por, ndërsa Edi Rama viziton Çekinë e flet për futboll edhe atje, nuk ka dhënë asnjë shpjegim për 600 milionë euro që ndau me kompaninë CEZ dhe ndalimin me ligj të hetimit të kësaj afere”, lexohet në deklaratën e Bashës.
”Alibia e tij, sikur Çekia kishte kërcënuar me veto për marrjen e statusit të vendit kandidat, u rrëzua të paktën tre herë. Në skandalin më të madh të korrupsionit në vendin tonë është përfshirë ai vetë duke u marrë shqiptarëve 600 milionë euro, e duke i ndarë me kompaninë çeke. Historitë “çeke” të Edi Ramës u kanë kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëve. Por transparenca do të bëhet, hetimi do të bëhet, drejtësia do të vihet ne vend”, shton më tej Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.