“Basha tradhtoi demokratët”/ Berisha në Kuvend: Siç rrëzuam komunizmin, do rrëzojmë Ramën
Nga Kuvendi Kombëtar, ish kryeministri Sali Berisha foli me tone të ashpra ndaj ish kreut të PD, Lulzim Basha. Berisha e konsideroi Bashën tradhtar të demokratëve, ndërsa theksoi se ata që menduan se do të mbanin në këmbë një pseudoopozitë, gabuan rëndë.
“Në u rithemeluam sepse kulti ynë është vota e lirë, thelbi i integriteti tonë është liria. Për demokratët shqiptarë do vendosin vetëm ata me votën e tyre të lir. Siç u përmbyt diktatura më e egër e Europës, do të përmsysim tiranin e narkoshtetit, e baronëve të drogës së kryesuar nga Edi Rama. Rruga e rithemelimit ishte një rrugë që na u imponua. Kjo rrugë jetike dhe shpëtimtare për ne dhe demokracinë e vendit, u imponua se në 8 vite po kalonim në disftata në disfatë nga zhgënjimi në zgjgënjim, për shkak të një drejtuesi të papërgjegjsshëm, e cili e ktheu partinë në sipërmarrjen e tij private. Ai përfundoi i ngërthyer nga të gjitha anët dhe u vërsul me vendime me vendime praktike, anti-demokratike. Shkelmoi sovranitetin, forumet, statutin dhe antarësinë e saj. Ne pas zgjedhjes së 25 prillit, që ishin më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë, ai në vend të merrte përsipër avokatinë e votës, filloi pazaret me qeverinë, votoi borxhet dhe në mënyrën më skandalozë bllokoi komisionin hetimor të zgjedhjeve, duke tradhëtuar çdo demokrat që votoi për paritnë Demokratike.
PD për të cilën nisën të flasin se duhet të shkrihet, se ëshë vite drite larg misionit të saj, këto nuk ndodhën sepse 620 mijë shqiptarë që e sollën atë më 25 prill forcën politike më të madhe në euopërn ish komuniste, vendosë ta shpëtojnë atë dhe demokracinë shqiptare. Nuk e kishim të lehtë këtë rrugë. U përballëm me miliardat e parave të drogës e krimit, me kurthet e neveritshme të ish-drejtuesit të saj. U përballëm me përpjekjet e Soros dhe mafies së tij për të shndërruar opozitën për ta shndërruar atë në një gjehe fiku të të majtës dhe Edi Ramës. Këto përpjekje dështuan u them atyre që besojnë se mund të mbajnë një pseudo opozitë në këmbë gabojnë rëndë. Ajo nuk emërohet, buron nga shpirti dhe zemra e atyre që t’i përfaqëson e mbron interesat e tyre. Ata janë burra dhe gra, që s pranojnë kurrë se pseudoopozita është thjesht një limon i shtrydhur, që pasi plotëson shijet bën sikur s’e njeh më. Ndaj ja ku jemi sot opozitë e vërtetë të gatshmë për cdo betejë.” tha Berisha.