Politika

Bashkëpunimi Tiranë – Zagreb, i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit

– Takim i ambasadorit Melo me ministren e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusić –

Takim i Ambasadorit Melo me Ministren e Punëve të Jashtme të Kroacisë, znj. Vesna Pusić

Stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm dhe në këtë kuadër bashkëpunimi Tiranë-Zagreb merr një rëndësi te posaçme, kurse forcimi i tij vetëm do të ndikojë pozitivisht në drejtim të stabilitetit dhe proceseve integruese euro-atlantike.

Kështu u shpreh ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, gjatë një takimi me zv/Kryeministren e Parë dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Vesna Pusić. Në takim mori pjesë edhe diplomati Ilir Qorri.

Pusić vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, por kemi shumë punë përpara për të bërë, jo vetëm në aspektin dypalësh, por edhe për të gjithë rajonin, theksoi ajo. Pikë takimi shumë e rëndësishme për këtë në ditët e sotme është energjia, ku projektet TAP dhe IAP janë vendimtare për rajonin.

Takim i Ambasadorit Melo me Ministren e Punëve të Jashtme të Kroacisë, znj. Vesna Pusić

Ambasadori Melo theksoi se Kroacia si një vend anëtar i NATO dhe BE, ka një rol gjithmonë e më tepër në rritje si faktor i rëndësishëm në rajon. Stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm dhe në këtë kuadër bashkëpunimi Tiranë-Zagreb merr një rëndësi te posaçme, kurse forcimi i tij vetëm do të ndikojë pozitivisht në drejtim të stabilitetit dhe proceseve integruese euro-atlantike. Ndërkohë duhet të nxisim që edhe bashkëpunimi ekonomik të jetë po në këto nivele. Për Shqipërinë, TAP është i rëndësishëm në aspektin strategjik dhe rajonal, si edhe për gazifikimin e vendit.

Lidhur me iniciativën për Bosnjë-Hercegovinën, ambasadori Melo nënvizoi rolin e vetë ministres Pusić që në muajin shkurt për startimin e këtij procesi, duke theksuar se Shqipëria ka mbështetur këtë ide, duke besuar se rajoni ka nevojë për një vëmendje politike, duke përfshirë edhe qasjen e plotësimit të standarteve dhe kritereve të Brukselit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button