Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
ETH $2,004 ▲ +0.84%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Bashkia e kryeqytetit ka paguar 4,1 mln euro fatura për inceneratorin e Tiranës në 2023

Ndonëse dy bosët e inceneratorit të Tiranës Klodian Koto dhe Mirel Mërtiri janë shpallur në kërkim ndërkombëtar me masë “arrest në burg” nga GJKKO, pikërisht për përfshirjen në aferën me impiantet e përpunimit të mbetjeve, Bashkia e kryeqytetit vazhdon rregullisht pagesat për koncesionarin në fushën e mbetjeve në Sharrë, Integrated Energy BV SPV.

Sipas të dhënave zyrtare që BalkanWeb disponon nga drejtoria e thesarit në ministrinë e financave, vetëm për vitin 2023 kur Zoto dhe Mërtiri ishin shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, bashkia e kryeqytetit ka paguar për inceneratorin e Tiranës 12 fatura, me një vlerë totale prej rreth 410 milionë lekësh ose rreth 4,1 milion euro.

Për muajin shkurt ka 3 fatura, për marsin 5 fatura, për majin 2 fatura dhe po kaq për muajin shkurt. Faturat kanë përshkrimin ku thuhet se pagesat kryhen për vazhdimin e kontratës koncesionare dhe depozitimin e mbetjeve, ndërsa përmenden dhe situacionet e punimeve çdo muaj.

Sipas shifrave zyrtare në total që nga viti 2018 e deri më tani për inceneratorin e Tiranës janë paguar 239 fatura nga institucionet shtetërore të përfshira në marrëveshje, me një vlerë totale prej rreth 6,5 miliardë lekësh ose rreth 65 milion euro me kursin e sotëm zyrtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.