Zgjedhjet lokale 2015

Bashkia e Tiranës, kandidati i PD, Halim Kosova takim me Sportistët e Tiranës

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me sportistë të Sport Klub Tiranës pranë ambienteve sportive “Farie Hoti” në kryeqytet.

Gjatë takimit, kandidati i djathtë u njoh më nga afër me problematikat e sportistëve bardheblu, që kërkuan më shumë investime dhe lënjen menjëanë të problematikave buroktratike që kanë “lënduar” sportin kryeqytetas.

Dr. Kosova nga krahu tjetër i premtoi sportistëve se takimi i sotëm do të shërbejë për të vendosur shinat ku do të përpilohet prongrami për sportin në Tiranë. Sipas tij, sporti është një sketor mjaft i rëndësishëm dhe ndihmon të rinjtë e të rejat të zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë drejtim. “Sporti ëhstë mjaft i rëndësishëm. Ne kemi menduar të ndërtojmë një program enkas për rininë dhe sportin. Klubi i Tiranës do të ketë një vëmendje të veçantë”, shtoi Kosova.

Kandidati i djathtë gjithashtu i’u përgjigj edhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama për kandidimin e tij, duke theksuar se ai është i interesuar për punë dhe jo për fjalë. “Kam dëgjuar shumë fjalë, por nuk më interesojnë. Edi Rama gjithnjë më ka vlerësuar në punën time dhe nuk e di çfarë ka thënë për kandidimin tim, gjithësesi mua më interesojë të realizoj objektivin tim dhe për këtë jam i gatshëm se në rast se do të fitojë zgjedhjet jam gati ti shtrijë  dorën e bashkëpunimit kryeministrit Rama”, përfundoi Halimi.

Në fund të fjalës së tij, Dr. Kosova iu dha fotografive me sportistët e kryeqytetit. Më herët Kosova u ndal edhe tek njësia pesë në Tiranë për të takuar të rinjtë e asaj zone mbi problematikat në fjalë të zonës.

Halim Kosova takim me të rinjtë e njësisë 5Më herët takoi dhe të rinjtë e njësisë 5-së-

Kandidati i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, vijoi sot turin e takimeve parazgjedhore në kryeqytet.

Mëngjesin e sotëm, kandidati Kosova, i shoqëruar edhe nga kreu i PD-së, njëherësh dhe kryetar aktual i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinjtë e njësisë numër 5 në Tiranë.Halim Kosova takim me të rinjtë e njësisë 5

“Rinia është zemra e Partisë Demokratike. Me të rinjtë e njesisë numër pesë për fitoren e ‪#‎HalimKosoves‬ dhe për ‪#‎punedhedinjitet‬” shkruan Basha në fb.

Një ditë më parë, Kosova zhvilloi një takim me një grup grash kryefamiljare, ku u njoh nga afër me problemet ekonomike të tyre. Kosova, apeloi që të gjithë të kthejnë sytë nga kjo kategori në nevojë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button