Politika

Bashkia e Tiranës: Kryeqyteti do të ketë monomentin kushtuar viktimave të komunizmit

Bashkia e Tiranës bën me dije sot nëpërmjet një deklarate për mediat se kryeqyteti do të ketë monomentin kushtuar viktimave të komunizmit, qe do të simbolizohet me “Zinxhirët”, boceti i përzgjedhur për monumentin kushtuar viktimave të komunizmit.

Bashkia-Tiranes1-466x35013“Tirana do të ketë monumentin e saj kushtuar viktimave të komunizmit. Ndër 11 veprat e përzgjedhura, nga 20 të dorëzuara, është përzgjedhur vepra e Ilirian Shimës ajo që i përgjigjet më mirë impaktit vizual për evidentimin e terrorit komunist që damkosi për disa dekada me radhë realitetin dhe historinë e shoqërisë shqiptare.11 veprat e përzgjedhura nga 20 të dorëzuara janë ato te Emanuel Koko, Ilirian Shima, Rubin Mandia, Olend Çopani, Idriz Balani, Miço Mone, Joana Dhiamandi, Vasil Rakaj, Petraq Prifti, Adrian Pepa, Gentian, Mitat e Artan Peqini. Vepra e përzgjedhur është “Zinxhirët” e Ilirian Shimës”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.

Sipas autorit, zinxhirët janë simbol burgosje dhe izolimi i popullit tonë në 5 dekada. Tendosja e tyre përçon tensionin popullor edhe pas këputjes së tyre si dhe për të ngrirë momentin final që kjo  situatë të jetë e memorizuar tek njerëzit.Ndjesia e metaltë të lejon menjëherë të ndjesh peshën, shtrëngimin prangor si dhe ftohtësinë e tyre. Vepra do të vendoset në lulishten përballë Muzeut Historik Kombëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button