Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.07 ▲3.18%
ARI 4,528 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,926 ▲ +11.5% ETH $2,296 ▲ +19.41% XRP $1.1887 ▲ +18.23% SOL $87.3800 ▲ +12.69%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.07 ▲3.18 % ARI 4,528 ▼0.39 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.07 ▲3.18 % ARI 4,528 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Bashkimi Evropian kërcënon seriozisht liderët e papërgjegjshëm të Kosovës

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe misionet e vendeve anëtare që janë të pranishme në Kosovë, sërish kanë kundërshtuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Në komunikatën për shtyp ata, megjithatë i kanë dhënë kredit reagimit të fundit të Kadri Veseli rreth Tribunalit.

Kjo është komunikata e dërguar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Deputetët e Kosovës kanë marrë iniciativë ta shfuqizojnë Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorin e Specializuar. Kjo iniciativë, thotë Bashkimi Evropian, është shqetësim shumë i madh për BE-në dhe shtetet anëtare. Në vitin 2014, Kosova është përkushtuar me Bashkimin Evropian për t’i themeluar Dhomat e Specializuara. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të dëshmuar përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit. Si rezultat, BE-ja e mirëpriti themelimin e Dhomave të Specializuara nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2015.

Çdo tentim për ta shfuqizuar apo ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara e minon seriozisht një përkushtim të tillë dhe do ta rrezikonte seriozisht punën e arritur nga Kosova dhe BE-ja për sundimin e ligjit të arritur viteve të fundit. Kjo do të kishte ndikim negativ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në.

Prandaj, BE-ja u bën thirrje iniciatorëve të nismës së Parlamentit që ta tërheqin këtë iniciativë. BE-ja e mirëpret deklaratat publike të kohëve të fundit nga liderët politikë në përkrahje të nderimit të obligimeve të Kosovës. BE-ja i përshëndet mediet dhe shoqërinë civile që kanë ngritur zërin kundër kësaj iniciative të dëmshme. BE-ja e përkrah fuqishëm përparimin e Kosovës në integrimin e saj evropian.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.