KQZ plotëson vakancat në 5 këshilla bashkiakë, ja emrat e rinj
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi në seancën e sotme plotësimin e vakancave në pesë këshilla bashkiakë në vend. Në Këshillin Bashkiak Pukë është mandatuar Ervin Cenaj, nga lista shumëemërore e Partisë Socialdemokrate. Në Këshillin Bashkiak Devoll është mandatuar Elona Limka, nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ndërkohë, në Këshillin Bashkiak Mallakastër është mandatuar Erlinda Jaupaj, gjithashtu nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste.
Vakanca është plotësuar edhe në Këshillin Bashkiak Krujë, ku mandati i është dhënë Hamit Stemës, nga lista shumëemërore e Partisë Socialdemokrate, ndërsa në Këshillin Bashkiak Patos është mandatuar Elsida Kalemi, nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.