roze

Bashkohen Thelma dhe Louise

Protagonistet e filmit “Thelma & Louise”, Susan Sarandon dhe Geena Davis u ribashkuan në Kanë, me rastin aktivitetit “Woman in motion” në mbështetje të grave në industrinë e filmit.

Aktorët u nderuan për kontributin e tyre në këtë industri dhe kauzat që prekin gratë. Në ceremoni ishin të pranishme edhe aktoret Freida Pinto dhe Isabelle Huppert, bashkë me Kristen Dunst e Mads Mikkeelsen që janë edhe pjesëtarë të jurisë të edicionit të këtij viti të festivalit të Kanës.

Kur u pyet lidhur me filmin “Thelma & Louise” dhe impaktin qe ai ka pasur në 25 vitet e performances së tyre, Sarandon tha se fillimisht nuk i kishin imagjinuar reagimet që do të shkaktonte ai.

“Ne nuk e kuptuam se sa kërcënues do të ishte. Nuk e di a i mbani mend reagimet e ashpra që shkaktoi në atë kohë. Tani është një film feminist, por atëherë njerëzit thanë se ne po ligjëronim vetëvrasjen”, tha Sarandon.

Nga ana e saj, Davis deklaroi se ishte befasuar nga reagimet që do të ngjallte filmi.

“As nuk e kishim idenë se do të kishte reagime të tilla. Fama që pasoi ishte befasuese, por gjithashtu edhe shpërthimet negative të shtypit. Faktin se edhe gratë mund të kenë armë, disa e panë si një gjë të tmerrshme, duke pretenduar se bota u shkatërrua. Por pjesëmarrja në një film që ndez kaq shumë gjakrat, ishte diçka e veçantë”, u shpreh Davis.

Sarandon kërkoi që gratë të mos dekurajohen nga diferenca e madhe në pagesa mes gjinive në industrinë e filmit. Edicioni i 69 i Festivalit të Kanës nisi më 11 maj, duke sjellë emrat më në zë të kinemasë botërore në rivierën franceze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button