Ekonomia

Shoqata e Tregtarëve: Të ulen taksat vendore, biznesi në depresion

Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të kryeqytetit dhe me keshilltarë të Këshillit Bashkiakë ku ra në sy mungesa e atyre të majtë në lidhje me efektin që po shkakton zbatimi i Paketës Fiskale 2016
Gjatë fjalës së tij Nikollaq Neranxi, kryetar i Shoqatës së Tregtarëve kërkoi që Bashkia e Tiranës të rishikojë uljen e taksave vendore duke e ccuar në nivelin e mëparshëm.
Sipas tij biznesi i kryeqytetit po gjendet në një situatë emergjence. “Janë 36,000 biznese që kanë kaluar në status pasiv. Në vend po konsumohet më pak. Sipërmarrjes i është bërë gropa. Çdo gjë po merr fund”- ka thënë kreu i Shoqatës së Mbrotjes së Tregtarëve.
Ai tha se gjatë hartimit të kësaj pakete nuk ka pasur dialog dhe ka munguar transparenca. “Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë ka çuar paketën vendore të taksave në Gjykatë, por Apeli Administrativ po krijon vonesa të qëllimshme që ne të fillojmë të paguajmë taksat ose thënë ndryshe, gjobat e Bashkisë, ndërkohë që një pjesë e taksave kanë shkuar në Gjykatë Kushtetuese, por siç dihet ajo Gjykatë ka ritmet e saj të cilat janë pak më të ngadalta, por integriteti i asaj Gjykate duhet thënë që deri tani nuk na ka zhgënjyer. Në këto kushte duhet rregulluar ajo që u prish pak muaj më parë, duke miratuar një paketë taksash absurde. Tashmë besojmë se te gjithe e kane kuptuar se cfarë dëmi i eshte krijuar biznesit në nivel financiar, por edhe psikologjik, sepse shoh për ditë tregtarë dhe biznesmenë të cilët po kalojnë në depresion, sepse shohin se si po iu shkatërrohet puna e tyre, prej institucioneve të cilat ndjekin politika të papërgjegjshme, që të mos themi ndonjë fjalë tjetër, pasi sic e kam thënë edhe herë të tjera, personalisht mendoj që është edhe e qëllimshme e gjitha kjo që po ndodh”, tha z.Neranxi.

Mira Bogaçe, e pranishme në këtë takim si përfaqësuese e biznesit Vip ka bërë të ditur se për vendimin e ndryshimit të taksave, bizneset nuk janë njoftuar në avancë.

“Këshilli Bashkiak s‘mund të rrisë ngarkesën me 100 apo 200 herë. Është keqinterpretuar ligji. Taksa e arsimit është një shembull i kësaj. Linjat e transportit, për çdo mjet do paguajnë taksën, pra për çdo Nipt secondar”- ka deklaruar ajo.

Duke iu referuar rritjes së taksës për tabelën e bizneseve, znj. Bogaçe ka bërë edhe një krahasim rajonal.
“ Taksa e tabelës është shumëfishuar dhe kjo ka rënduar barrën për të gjithë bizneset. Maqedonia e ka taksën e tabelës 2.5 euro për m2, ndërsa Italia e ka 32 euro m2”- ka përfunduar ajo.

Alban Zusi, nga ana tjetër, ka bërë me dije se Taksat e shtuara çojnë në rritjen e kostos së qytetarëve.
“ Edhe pse kanë hyrë në fuqi ligjet e informimit, s’ka pasur transparencë për këtë çështje. Të dalim nga një traditë jo pozitive. Taksat, por edhe elementë të tjerë, po çojnë në faliment biznesin. Paketa fiskale në tërësi është e diskutueshme, veçanërisht për tarifat.”- ka thënë z. Zusi, i cili në fund ka sugjeruar që të hartohet një manual për hartimin e Paketës Fiskale, pasi konsultimi duhet të ndodh realisht.

Leonard Olli, kryetar i grupit të këshilltarëve të PD, ka deklaruar në këtë mbledhje se të majtët nuk na u bashkuan në këtë nismë. “ Konstatuam problematikën, kërkuan reflektim por nuk pati ndryshime. Ne besojmë se kjo është paketë falimentuese pasi në 6 muaj s’po jep efekte. Kanë nisur abuzimet në zbatimin në terren. Po i hap rrugë korrupsionit masiv”- deklaroi z. Olli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button