🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.07 ▲2.82%
ARI 5,018 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,723 ▼ -0.11% ETH $2,315 ▲ +1.27% XRP $1.5034 ▲ +1.79% SOL $93.2400 ▼ -0.61%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.07 ▲2.82 % ARI 5,018 ▲0.32 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.07 ▲2.82 % ARI 5,018 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Bavaria dhe Kosova do të thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministri i Landit të Bavarisë, Horst Seehofer shprehën përkushtimin e dyanshëm për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.

Pas pritjes dhe takimit të zhvilluar në qeverinë e Landit të Bavarisë, ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryeministri Horst Seehofer, kanë mbajtur një konferencë për shtyp.

Kryeministri i Landit të Bavarisë, Horst Seehofer, ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe qëllimin që këto marrëdhënie të zhvillohen edhe më shumë, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Kryeministri Seehofer vlerësoi rëndësinë e takimit që do të zhvillohet sot me Shoqatën Bavareze për Ekonomi, duke theksuar përkrahjen e Qeverisë Bavareze në këtë drejtim.

Kryeministri i Bavarisë, po ashtu, bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar për mundësinë e lëvizjes së kosovarëve, mundësinë e punësimit të kosovarëve në Gjermani, dhe se në cilat drejtime mund të zhvillohet ky punësim dhe kjo lëvizje.

“Marrëdhëniet tona janë të mira, dhe që të dyja palët do të përpiqemi që t’i përmirësojmë, dhe t’i zhvillojmë akoma më tej këto marrëdhënie”, tha kryeministri Seehofer.

Sa i përket çështjes së migrimit të kosovarëve, kryeministri Seehofer tha se kryeministri Mustafa e ka shprehur në mënyrë shumë të qartë që Kosova është një vend i sigurt i origjinës.

“Nga pikëpamja ekonomike do të bashkëpunojmë më ngushtë me njëri-tjetrin, dhe do të ndihmojmë për investime dhe për kualifikime më Kosovë. Dhe së treti, ne kemi krijuar mundësi reale të punësimit të kosovarëve në Gjermani. Kjo ka ndodhur ndërkohë, dhe këto mundësi legale janë në interes të dy vendeve. Kjo është pamja e një bote të globalizuar”, tha kryeministri Seehofer.ZKP-4

Kryeministri Isa Mustafa, ka vlerësuar lartë rolin e Bavarisë për një periudhë shumë të gjatë të qëndrimit dhe të punës së njerëzve nga Kosova.

Kryeministri, po ashtu, tha se “qeveria e Kosovës përkrahë plotësisht masat që Bavaria ka marrë në kthimin e qytetarëve të Kosovës që kanë ardhur dhe kanë kërkuar azil.

“Konsiderojmë se Kosova është vend i sigurt, origjinë e sigurt, dhe që ne do të sigurojmë kushte që ata të kthehen dhe të punojnë atje. Kthimin e tyre e konsiderojmë shumë të drejtë dhe të nevojshëm dhe ne do të marrim masa që të bashkëpunojmë në fushën e ekonomisë, në mënyrë që të sigurojmë parakushte që njerëzit ta kenë perspektivën në Kosovë. Unë e vlerësoj shumë përkrahjen e juaj për bashkëpunim ekonomik në mes të Kosovës dhe Bavarisë. Ajo është gjëja që neve na nevojitet më së shumti në këtë kohë, sepse dëshirojmë që ne të jemi vend i cili do të inkuadrohet në tregun gjerman dhe në tregun e Bashkimit Evropian, përmes konkurrencës dhe përmes punës”, tha kryeministri Mustafa, duke ftuar kryeministrin Seehofer që të vizitojë sa më shpejt Kosovën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.