☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,814 ▲ +1.6% ETH $2,024 ▲ +2.65% XRP $1.3484 ▲ +1.19% SOL $83.2500 ▲ +0.75%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

BB: Punësimi në Shqipëri ka pësuar rënie në 2010-2016, tkurrja më e madhe tek të rinjtë me -36.4%

Banka Botërore njoftoi se Rajoni i Ballkanit Perëndimor kishte shtuar 300 mijë vende pune në periudhën 2010-2016. Por, asnjë nga këto 300 mijë vende shtesë pune, nuk rezulton të jetë krijuar në Shqipëri…

Shqipëria dhe Bosnja panë rënien më të madhe të vendeve të reja të punës gjatë periudhës 2010-2016. Një raport i djeshëm i Bankës Botërore njoftoi se Rajoni i Ballkanit Perëndimor, në vitin 2016 numëroi rreth 5.8 milionë njerëz të punësuar, nga të cilët 300.000 më shumë se në vitin 2010. Por, asnjë nga këto 300 mijë vende shtesë pune nuk rezulton të jetë krijuar në Shqipëri.

Sipas raportit, punësimi u rrit në të gjitha vendet me dy përjashtime: Shqipërinë dhe Bosnjën. Sipas Bankës, në Shqipëri vendet e reja të punës ranë me 2.4% në gjashtë vitet e fundit, ku tkurrja më e lartë u konstatua tek të rinjtë, ndërsa në Bosnjë me mbi 5%. Raporti thotë se vendet e reja të punës u shtuan në mënyrë domethënëse në Serbi dhe Maqedoni, ku punësimi real u rrit me 11.2 dhe 12.5%.

Banka mat punësimin real, duke mos llogaritur efektin e formalizimit, që në Shqipëri në 2015-n ka qenë mjaft i lartë, si rrjedhojë e aksionit antiinformalitet të ndërmarrë nga qeveria (shënim i Monitor).

Banka Botërore vëren një paradoks në strukturës së punësimit në Shqipëri, ku gjatë periudhës në vlerësim punësimi në grup moshat e reja ka rënë dhe është rritur për më të vjetrat.

Gjatë periudhës 2010-2015, të punësuarit në Shqipëri për grupmoshën 15-24 vjeç ranë me 36.4%, ndërsa për grupmoshën 25-54 vjeç ranë me 9.5%, ndërsa në të kundërt të këtyre zhvillimeve punësimi për grupmoshën 55-64 vjeç u rrit me 67%.

Banka Botërore cilëson të habitshëm, faktin se punësimi është rritur në mënyrë të konsiderueshme për moshat e vjetra 55 deri 64 pothuajse në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Punësimi në këtë grupmoshë është rritur me më shumë se 20% në shumicën e vendeve, ndërsa me 67% në Shqipëri. Banka Botërore shpjegon se një pjesë e kësaj rritjeje vjen nga fakti i plakjes së popullsisë ku grupmosha 55-64 vjeç është në rritje.

“Shkalla e papunësisë shënoi rënie në të gjithë rajonin, përveçse në Shqipëri”,- sqaron më tej raporti i BB.

Grupet që nuk kanë përfituar nga rimëkëmbja modeste e punësimit janë personat me kualifikim të ulët, dhe në veçanti të rinjtë me arsim të pakët. Niveli i papunësisë tek të rinjtë ra nga 50% në 2014 në 48% në 2015. Të dhënat fillestare për vitin 2016 tregojnë për prirje në ulje, por papunësia tek të rinjtë mbetet e lartë krahasuar me 17.3% në Bashkimin Europian.

Raporti i Bankës thotë se, gjatë kësaj periudhe, numri i vendeve të krijuara të punës rishtazi për gratë ishte më i lartë se sa për meshkujt.

Raporti është i pari në serinë e tij që do të rifreskohet çdo vit, sipas të dhënave të integruara të bazës së të dhënave për tregun rajonal të punës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.