☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 93.36 ▲7%
ARI 5,156 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,500 ▼ -0.59% ETH $2,030 ▲ +0.28% XRP $1.3721 ▼ -0.65% SOL $85.2700 ▼ -0.99%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 93.36 ▲7 % ARI 5,156 ▼0.44 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 93.36 ▲7 % ARI 5,156 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

BDI dhe LSDM me interpleancë për Presidentin Ivanov

Në bazë të raportit prej 5 faqeve nga Komisioni për interpelancë të Ivanovit, do të duhet të diskutohet se presidenti i shtetit a i ka tejkaluar ingerencat e tij

Sipas deputetes dhe anëtares së Komisionit për interpelancë të Ivanovit, raporti i cili bërë në një procedurë me shumicë absolute të partisë në pushtet, nuk mund të jetë asgjë më i madh se sa ata pesë deputetet. Ajo ka theksuar se raporti për internpelancën e guvernatorit të SHBA-së, ka qenë me madhësi prej 50 faqeve. Sipas saj, komisioni për tërë periudhën e ekzistimit të tij vepron në mënyrë javore dhe pa konfirmime themelore të fakteve dhe dëshmive.

“Me refuzimin e shumicës në komision që Ivanov të thirret në seancë, u bë e kotë që të thirren edhe dëshmitarë të tjerë. Nuk ju duhen viza nga fallxhoret për të sjellë përfundim se Ivanov e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet për falje. Duhet vetëm që t’i shihni nenet e Kushtetutës. Për atë ne kërkojmë që në korniza të përfundimit të vendoset se Iniciativa ka bazë dhe kërkojmë që Kuvendi ta vazhdojë procedurën për përgjegjësi”, tha Deskovska.

 Përveç LSDM-së edhe BDI vlerëson se iniciativa për përgjegjësi të Ivanovit është e arsyeshme,

Deputeti, Talat Xhaferi, tha se falja është sjellë në procedurë të dyshimtë dhe është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Sipas tij, e papërshtatshme dhe e paargumentuar është se, Ivanov e ka sjellë vendimin nën arsyetimin se e ka bërë në interes të shtetit dhe sigurisë së saj, në kontekst të krizës së refugjatëve, sepse Ivanov kur e ka sjellë vendimin ishte bërë marrëveshja për tejkalimin e krizës me refugjatët mes BE-së dhe Turqisë.

“Ivanov duke e shfrytëzoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit e të cilit janë të ndarë. Gjykata Kushtetuese përzihet në punën e legjislacionit. Nga këtu, vlerësojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin i jepet mundësi për falje ka kontribuar që të thellohet kriza”, tha Xhaferi.

Për dallim nga ata, OBRM-PDUKM-ja vlerëson se me jo-argumentim të tillë, mirë është që raporti ka arritur madhësi prej 5 faqeve. Deputeti, Kërsto Mukoski, tha se ajo që disa deputetë në seancën e fundit hapin diskutim material është vetëm si rezultat i vullnetit të mirë të kryetarit të komisionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.