Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 31 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 85.91 ▲3.01%
ARI 4,486 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $77,918 ▼ -0.26% ETH $2,432 ▼ -0.96% XRP $1.3626 ▼ -2.26% SOL $102.4100 ▼ -2.5%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 85.91 ▲3.01 % ARI 4,486 ▼0.98 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 85.91 ▲3.01 % ARI 4,486 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Politika

Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë?

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online

Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar vendimet e marra këtë të mërkurë, më 11 mars, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Mes këtyre vendimeve, është dhe emërimi i Alsi Metushit si anëtar i ekipit përzgjedhës për “zgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura”.

Përveç këtij emërimi, vendimet dhe projektligjet e miratuara sot janë:

• Prioritetet ekonomike për vitet 2027–2029

Një nga vendimet e marra lidhet me miratimin e Dokumentit të Politikave Prioritare 2027–2029, i cili do të shërbejë si bazë për procesin e planifikimit dhe buxhetimit në vitet e ardhshme. Për zbatimin e tij do të angazhohen Ministria e Financave, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, si dhe institucionet e tjera të administratës shtetërore të përfshira në procesin e buxhetimit.

• Hua nga BERZH për rehabilitimin e linjës Tiranë–Durrës dhe lidhjen me aeroportin

Vendimi tjetër është miratimin, në parim, i marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

• Rregulla të reja për përdorimin e brigjeve si stacione plazhi

Miratimin e modelit tip të marrëveshjes, që lidhet ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorit, për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve, lumenjve si stacione plazhi.

Në vendimin e qeverisë, thuhet se në rast se vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike nuk ka përcaktuar afat kohor për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve, lumenjve si stacione plazhi, atëherë “ky afat do të jetë në funksion të realizimit të projektit investues strategjik, por jo më shumë se afati i përcaktuar në pikën 2, të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, ‘Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”

• Standardet teknike për platformat e basteve sportive online

Përcaktimin e standardeve,që kanë të bëjnë me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/website-t/aplikacionet e basteve sportive on-line të subjekteve të licencuara, të cilat konsistojnë në:

a) kërkesat teknike minimale, që duhet të plotësojnë sistemet, ku administrohen, menaxhohen dhe luhen bastet sportive on-line, duke përfshirë komponentët hardware dhe software;

b) kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve, me qëllim sigurimin e aksesit tëligjshëm, mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e lojës së paligjshme;

c) procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, duke siguruar që çdo transaksion të regjistrohet e të monitorohet në kohë reale nga organet përkatëse.

Sjellim, ndërmend se më herët pas mbledhjes së ditës së sotme, ministrat prezantuan nismat e qeverisë në një konferencë për mediat, duke sqaruar edhe disa nga vendimet e marra sot.

Përshembull ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga mbledhja e sotme, është miratuar akti nënligjor i lartpërmendur që lidhet me bastet, ndërsa sqaroi se kjo fushë ka ende nevojë për punë.

“Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Është edhe një akt që është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online.”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.