☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,982 ▼ -2.76% ETH $2,190 ▼ -2.97% XRP $1.3295 ▼ -1.74% SOL $81.8700 ▼ -3.5%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

BDI mos të manipulojë, Asani ishte anëtar i tyre

Përkrahës të Arben Labënishtit, ish-anëtarit të dorëhequr nga kryesia e BDI-së nga Struga kanë shkruar se Argëtim Asani ka qenë një nga njerëzit e fuqishëm në degën e BDI-së, por edhe lidhjet e tij me instancat më të larta partiake.

Arben Labënishti ishte kandidat për kryetar të degës së Strugës disa muaj më parë, mirëpo dy muaj më parë u tërhoq nga gara, por edhe nga funksionet si anëtar kryesie dhe zëvendësministër i mbrojtjes, duke parë misionet dhe ndikimet e fuqishme partiake.

“Ne shprehim habi se si BDI thotë se Asani nuk ka qenë anëtar i saj. Po ai ishte figura kyçe në BDI-në e Strugës. Njeriu shumë i fuqishëm që kishte lidhje edhe me kreun partiak. Ai person për një periudhë të shkurtër kishte krijuar lidhjet e tij me zyrtarët më të lartë të BDI-së. Ate e ke gjetur në shtabin e BDI-së, nëpër forumet e ndryshme partiake dhe se ai bënte betejën për BDI-në, sidomos viteve të fundit”, theksuan përkrahës të Arben Labënishtit.

Një incident mes përkrahësve të Labënishtit dhe në anën tjetër Ramiz Merkos kishte ndodhur nga mesi i vitit të kaluar, ku ishte përfshirë edhe i ndjeri Argëtim Asani. Incidenti ndërpartiak ishte konfirmuar edhe nga vetë Merko, por edhe Asani, dhe pikërisht kjo kishte të bënte me zgjedhjen e kryetarit të BDI-së. Merko atëkohë Asanin e quajti aktivistë të partisë së tij. Disa orë pas vrasjes së Asanit, BDI doli në media duke thënë se ai nuk ishte anëtar i tyre, por nga DR-ja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.