☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 85.61 ▼1.67%
ARI 4,695 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $77,218 ▲ +0.33% ETH $2,446 ▲ +1.52% XRP $1.4830 ▲ +0.45% SOL $94.3300 ▲ +0.83%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.61 ▼1.67 % ARI 4,695 ▲0.31 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.61 ▼1.67 % ARI 4,695 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Politika

BE lëvron 200 milionë euro për rajonin, zbulohet shifra që përfiton Shqipëria

Shqipëria ka arritur disbursimin e 49 milionë eurove nga totali 200 milionë për rajonin që vendosi së fundmi Komisioni Europian. Autoritet në ekspertizën e kësaj fushe, Krisela Haçkaj i pohoi Televizionit Publik se arritja i përgjigjet performacës se deritanishme më të mirë që ka bërë Shqipëria përkundrejt vendeve të tjera në rajon.

Në raportin e dytë që Shqipëria ka çuar në Komisionin Europian në janar të vitit 2026, ne kemi arritur të përthithim, le të themi, gati 49 milion euro. Pra, jemi gati në 25% do të thosha të realizuar, 1/4 pra pak a shumë e realizuar në kuadër të detyrimeve që ne kemi për axhendën e reformave”, tha Haçkaj.

Fondet e miratuara për lëvrim i përkasin në masën më të lartë klimës së biznesit.

12 masa reformuese që i përmenda, pesë nga të cilat i përkasin përmirësimit të klimës së biznesit, duke e çuar, le të themi, këtë fushë në fushën e politikave në kuadër të planit të reformës që ka performuar më mirë. Me përqindje do të thosha gati në 28% arritje, pra gati 1/3 e masave të parashikuara në politikën ose në fushën e politikave që quhet të përmirësimit të klimës së biznes të arritur. Kemi gjithashtu aprovimin e dy hapave që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor. Dy hapave të tjera që kanë të bëjnë me tranzicionin në fushën e transformimit dixhital, një në fushën e tranzicionit energjetik dhe të axhendës së gjelbër dhe dy në fushën e sundimit të ligjit”, theksoi ekspertja.

Ajo që ekspertja e integrimit vlerëson është fakti që 9 reforma lidhen direkt me kapitujt e bisedimeve.

Gati nëntë prej tyre kontribuojnë direkt në piketat përfundimtare të kapitujve. Pra jemi tani në fazën që ne po diskutojmë aprovimin e raportit të piketave të ndërmjet ai që njihet me termin IBAR. Por paralelisht ka filluar puna për përmbylljen e piketave përfundimtare. Pra, agjenda e reformave në një farë mënyre është edhe një instrument mbështetës dhe shpejtues i punës së qeverisë, pra institucioneve që kanë përgjegjësi në kuadër të planit të reformave për të ecur edhe më shpejt në drejtimin të përmbylljes së kushteve përfundimtare”, deklaroi ekspertja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.