☁️
Tiranë 39°C · Vranët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,022 ▼ -0.56% ETH $1,920 ▼ -0.79% XRP $1.0420 ▲ +0.29% SOL $75.4800 ▲ +2%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Politika

Forumi i Sigurisë në Estoni, Rama publikon pamjet nga Talini

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në 16 maj fotografi nga vizita e tij në Forumin e Sigurisë ne Estoni.

Kreu i qeverisë uron shqiptarët një fundjavë të mbarë me foto-albumin e tij nga kryeqyteti estonez.

“Mirëmengjes dhe me kënaqësinë e vizitës në Estoni, ku u mirëpritëm me respekt nga Presidenti Alar Karis dhe Kryeministri Kristen Michal, si edhe me pjesëmarrjen në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë në shtetin estonez, Rama pati kritika dhe për Europën.

Unë besoj më shumë miqtë amerikanë kur thonë: merreni presidentin Trump seriozisht, por jo fjalë për fjalë. Pjesa serioze është që presidenti Trump ka bërë që Evropa ta shohë veten me të gjitha dobësitë e saj, duke dalë si kryeministër i Shqipërisë, një vend që kërkon të hyjë në BE dhe tashmë një veteran mes liderëve. Kam dëgjuar kaq shumë herë: “ju duam në Evropë”, por kurrë nuk ndodhte që të hidhej një hap. Na duhej Vladimir Putin që të hidhte një hap. Nga një anë Putini ndihmoi Evropën që të zgjohej e të përshpejtonte procesin për ne në përgjithësi dhe Trump e ndihmoi Evropën që të kuptonte që të mblidhte veten“, tha ai.

kryeministri shtoi se Evropa duhet të flasë patjetër me presidentin rus Vladimir Putin, dhe sipas tij kjo nuk do të thotë se nuk po mbështet Ukrainën.

Kujtojmë se Shqipëria është pjesë e Qendrës së Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s (NATO CCDCOE) në Estoni, një nga strukturat më të rëndësishme të Aleancës në fushën e sigurisë kibernetike.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.