Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie
Presidenti Bajram Begaj, theksoi rëndësinë e mbështetjes së personave me çrregullim të spektrit të autizmit, duke e cilësuar përkujdesjen ndaj tyre si një tregues të vërtetë të humanizmit të shoqërisë.
Në një deklaratë të bërë sot, Begaj nënvizoi se autizmi është një sfidë që duhet të trajtohet si përparësi shoqërore dhe shtetërore
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që ata të jetojnë me dinjitet përmes mbështetjes së vazhdueshme në çdo hap të jetës së tyre”, deklaroi presidenti.
Begaj shtoi se talentet dhe aftësitë e personave me çrregullim të spektrit të autizmit duhet të shihen si vlera që pasurojnë komunitetin dhe që duhet të mbështeten nga politika shtetërore dhe shoqëria në përgjithësi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.