☁️
Tiranë 9°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,933 ▲ +1.82% ETH $2,022 ▲ +2.07% XRP $1.3461 ▲ +1.92% SOL $83.3800 ▲ +1.47%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Begaj: Shqipëria dhe Mal i Zi kontribuese aktive për paqen dhe sigurinë në rajon

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Në përshëndetjen dhe urimet e rastit me Presidentin Milatoviç, Presidenti Begaj nënvizoi marrëdhëniet e shumë të mira e të fqinjësisë së mirë që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu, duke iu referuar shembullit shumë të mirë që dy vendet kanë dhënë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, Presidenti Begaj, shprehu besimin, se këto marrëdhënie do të forcohen e zgjerohen edhe më shumë gjatë mandatit presidencial të Presisidenti Milatoviç.

“Si dy vende alealte në NATO dhe në proces negocimi për aderim në Bashkimin Evropian, dy vendet tona janë kontribuese aktive për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë, por jo vetëm”, u shpreh Begaj.

Në mënyrë të veçantë Kreu i Shtetit, vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur faktori shqiptar në Malin e Zi, për stabilitetin, pavarësisë dhe të ardhmen euro-atlantike të këtij vendi fqinj e mik, si dhe shprehu besimin se ky komunitet do të vijojë të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e Presidentit Milatoviç dhe të institucioneve malazeze.

“Prania e faktorit shqiptar në Malin e Zi dhe e komunitetit malazez në Shqipëri janë ura të forta miqësie e bashkëpunimi, që së bashku duhet t’i mbështesim e t’i promovojmë më shumë”, tha ai.

Në këto ceremoni morën pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.

Gjatë vizitës një ditore në Malin e Zi, Presidenti Begaj bëri një ndalesë edhe në qytetin e Tuzit, ku u takua me përfaqësues të faktorit shqiptar në Malin e Zi. Begaj i siguroi për vëmendjen dhe mbështetjen e palëkundur të institucioneve shqiptare për të gjitha çështjet e shqetësimet me të cilat ballafaqohet minoriteti shqiptar në Malin e Zi.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj vlerësoi në këtë takim rolin shumë konstruktiv që shqiptarët dhe forcat politike shqiptare në Malin e Zi, kanë luajtur, si për stabilitetin ashtu edhe në kuadër të proceseve euroatlantike të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.