Ben Blushi: Edi Rama është unik, bën fushatë për të mos kandiduar!
“Sipas ligjit të PS ka Kongres, pra ka zgjedhje. Zgjedhjet në PS nuk i cakton kandidati, pra jo Rama. Rama s’ka të drejtë të vendosë për zgjedhjet në PS. Dyshoj se Rama ka frikë të hyjë në zgjedhje për kreun e PS. Nëse Rama s’ka frikë le ta përballojë garën në PS,” tha Blushi ndërsa shtoi se: “Rama është vetëm një kanidat në garën për kryetar. Rama s’ka të drejtë të vendosë se kush numëron votat. Ata që thonë “nuk ka zgjedhje në PS”, gabojnë. Shpresoj që ata që thanë “nuk ka zgjedhje” të jenë nxituar. Rama e ka çështje paranoje dhe konkurence”, ka thënë Blushi nga Kukësi.
Ndërkohë takimet e perditshme te Edi Rames me anetaresine socialiste jane komentuar nga Ben Blushi. Sipas tij, ato nuk jane nje fushate antaresimesh te reja, por “fushate kunder nje njeriu”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.