Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.17 ▲3.16%
ARI 4,451 ▼2.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,081 ▼ -1.19% ETH $2,124 ▼ -2.11% XRP $1.3847 ▼ -2.59% SOL $88.8200 ▼ -3.44%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.17 ▲3.16 % ARI 4,451 ▼2.22 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.17 ▲3.16 % ARI 4,451 ▼2.22 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri!

Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

Sohel Rana, ish-zyrtari nga Bangladeshi i cili prej një viti mbahet i izoluar në Shqipëri, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë që të mos ekestradohet në vendin e tij, me pretendimin se atje mund ta vrasin.

Mësohet se Gjykata e Lartë ka marrë nën shqyrtimin kërkesën për ekstradimin e Sohel Rana për të cilën vendi i tij i origjinës kërkon përballjen me drejtësinë.

Ndërsa mësohet se është shtyrë dhe seanca gjyqësore ndaj tij pasi pritet t’i kërkohet një mendim edhe prokurorisë së përgjithshme mbi kërkesën për ekstradimin e tij.

Sohel Rana rezulton të jetë një ish-zyrtar i lartë i policisë së Bangladeshit i cili prej kohësh kërkohet nga drejtësia e Bangladeshit pasi dyshohet se ka gishtt në një skemë mashtrim financiar përmes kompanisë online E-Orange.

Mediat e huaja raportojnë se ai është i akuzuar në të paktën nëntë çështje penale në Daka, për përvetësim fondesh, mashtrim dhe pastrim parash, me një dëm ekonomik që kap shifrën afro 93 milionë euro.

Pas shpërthimit të skandalit financiar në vitin 2021, Rana u arratis nga Bangladeshi në Indi, ku u arrestua nga forcat kufitare indiane në tentativë për të kaluar në nepal. Asokohe ai u dënua me dy vite burg për hyrje të paligjshme dhe pas lirimit me kusht për arsye shëndetësore, arrit të zhdukej sërish.

Gjatë hetimeve të shtrira në një periudhë të gjatë kohore, hetuesit bangladeshas arritën të gjurmonin pas lëvizjet e tij në Portugali dhe më tej në Shqipëri, ku u arrestua më 1 shkurt të vitit të kaluar në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit.

Mbrojtja e tij pretendon se nëse ekstradimi ndodh ai rrezikon të përballet me një dënim me vdekje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.