☁️
Tiranë 15°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,989 ▲ +1.15% ETH $2,163 ▲ +0.86% XRP $1.4415 ▼ -0.17% SOL $90.2900 ▲ +0.79%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Berat, OSHEE investon 120 milionë lekë

OSHEE ka investuar 120 milionë lekë në rajonin e Beratit, duke përmirësuar kështu cilësinë e furnizimit me energji elektrike ndaj konsumatorëve, por duke ulur edhe humbjet. Këto investime konsistojnë më tepër në përmirësimin e rrjetit të tensionit të ulët në linja ABC, ndërtimin dhe rikonstruksionin e mbi 23 kabinave, dhe përmirësimin e rrjetit të tensionit të mesëm.

“Synim kemi patur të investojmë në ato zona ku rrjeti elektrik është tejet i amortizuar dhe me humbje të mëdha. Për theksuar është rrjeti në Kuçovë, ku jemi duke investuar aktualisht me fondet e OSHEE. Linja e  tensionit të mesëm është ndërtuar nga italianët në vitet ’30, atëherë kur kërkonin naftë, dhe tani jemi duke e zëvendësuar”, deklaroi për mediat drejtori I OSHEE-së, për rajonin e Beratit, z.Kreshnik Hajdari.

Paralelisht me këto investime, po punohet edhe për vendosjen e matësave në të gjithë rajonin. “Brenda muajit qershor do të mbyllet i gjithë procesi i vendosjes së matësave. Kompania po sistemon edhe ato pak abonentë që kanë mbetur në zonën e Beratit për matësa”, theksoi Hajdari.

Për vitin 2017, në Berat parashikohen të investohen edhe në dy kabinat e mbetura (në zonat Lavanderi dhe Banjo e Re), duke mbyllur përfundimisht plotësimin e qytetit me furnizim të rrjetit 20 kV.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.