Berisha: Arrestimi i Fullanit akt mafioz, të gjithë në hetim
Ish kryeministri Berisha flet për herë të parë për arrestimin e Fullanit duke e vlerësuar si një “akt mafioz”…duke u kujdesur të sqarojë se ky nuk është një qëndrim i Partisë Demokratike.
“Arrestimi i Fullanit është një akt stalinist i një shteti policor, i një klike mafioze të cilin e dënoi me ashpërsinë më të madhe. Mund të ketë qytetar që nuk e pëlqen ndofta këtë deklaratë..Si do ju dukej ju të arrestoheshit pa ju pyetur qoftë edhe një minutë si e keni emrin. Kjo ndodh vetëm në klika policeske në shtete policeske. Kërkoj hetim të gjithanshëm të të gjithë atyre që janë në bankë të lidhur ose të palidhur me këtë akt të shëmtuar, por të arrestosh guvernatorin për mllefe politike sepse këto i ke përshkruar tek “Kurbani”. Mbështes një hetim të plotë transparent, por s’pranoj një arrestim policesk stalinist”, -u shpreh ish-kryeministri Berisha.
Këto deklarata ish-kreu i qeverisë i bëri përpara memorialit të deputetit demokrat të vrarë 16 vjet më parë Azem Hajdari. Në sinkron me vlerësimet për veprat dhe kontributin e Azemit për lirinë e shqiptarëve, Berisha shprehu mbështetjen e tij dhe ndaj ish-guvernatorit Fullani për mënyrën se si ai ka drejtuar bankën…edhe pse sipas prokurorisë që urdhëroi arrestimin e tij për shpërdorim detyre, Fullani ndër të tjera, nuk kishte hartuar për vite me radhë rregullore në departamentin e Emisionit ku ndodhi dhe vjedhja e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari në Linzë.
“Me Fullanin s’më ka lidh gjë përveç punës, e ka propozuar Partia Socialiste dhe e kemi rimandatuar. Dhe e kemi bërë këtë sepse Fullani ka ruajtur me fanatizëm pavarësinë e bankës, të shkoni të shikoni sa para i ka dhënë qeverisë së Berishës dhe sa para të tjera i janë dhënë qeverive të tjera nga banka, janë 3-4 -5 herë më të mëdha se ato që na janë dhënë ne”, tha Berisha.
Sakaq, veç rezervave për mënyrën se si u arrestua guvernatori, Berisha gjithashtu doli edhe kundër propozimit që Këshilli Mbikëqyrës i bëri Kuvendit për të shkarkuar Fullanin.
“Shkarkimi i tij nga bordi është nul. Atë e bën kryeministri, por jo bordi. Një si Meksi që u thoshte anëtarëve ose votoni ose unë do dal tu them mediave këtë e këtë. Këto janë ndodhi të cilat absolutisht janë skenare të viteve 70”, tha deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Për ish-liderin demokrat hetimit të skandalit në institucionin më të lartë financiar në vend nuk duhet t’i shpëtojë asnjë punonjës i bankës qendrore.
“Kërkoj hetim të gjithanshëm të të gjithë atyre që janë në bankë të lidhur ose të palidhur me këtë akt të shëmtuar”, përfundoi Berisha.
Akoma esht gjalle ky i cmendur qe nuk di se cflet. Si ka mundesi ta lere drejtesia pa mare ne hetim kete sharlatan qe ter jeten shann pergojon, akuzon femra e meshkuj, kundershtar politik me ndyre sa nje i mare. Fullanin qe ish ber baron me shume nga ata te droges, e denoj vetvehtja, liberalizmi, egoizmi, kethimi i bankes te shtetit ne bank private, shkelja e ligjeve, moszbatimi i rregullores etj shkelje qe meritojne ndeshkim. dhe denim. Fullanin e denoj dhe e shkarkoj populli brenda e jasht vendit qe kerkoi dhe kerkon denim maksimal nga drejtesia shqiptare. Drejtesia te bej detyren kushtetuse, Saliu e di se esht akoma kryeminister kure drejtesin e komandonte nga zyra si enveri. Kryeministri Rama edhe pse u kritikua jo pak nga populli se po qendronte larg keti skandali, deklaroi boterisht qe me kete vjedhje te merret drejtesia. Mjerr shqiperia ke ka patur kryeminister.