☁️
Tiranë 26°C · Vranët 24 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0.26%
ARI 4,523 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
₿ CRYPTO
BTC $76,490 ▲ +1.48% ETH $2,095 ▲ +2.24% XRP $1.3503 ▲ +1.27% SOL $85.2100 ▲ +1.79%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
24 May 2026
Breaking
Politika

Berisha: IBAR rrëzoi mashtrimet e ramës

Përballjen virtuale me kryeministrin, kryedemokrati e vijoi edhe këtë të diel. Sali Berisha mohon akuzat e Ramës se opozita u përpoq të bllokonte procesin e negociatave, si me protesta ashtu edhe me kërkesa në kancelaritë europiane. Sipas kryedemokratit, raporti IBAR është dukshëm një dokument ku reflektohen të gjitha qëndrimet e forcës së tij lidhur me krimin dhe korrupsionin e qeverisë Rama.

“COELA, grupi i punës që miratoi IBAR-in, erdhi në Shqipëri me 27 përfaqësues të 27 vendeve anëtare dhe konstatoi gjërat në vend. U bind se këtu zgjedhjet janë një farsë e vërtetë, u bind se drejtësia është nën presion dhe kontroll të madh dhe se Edi Rama mbron korrupsionin dhe nuk lejon drejtësinë të ndëshkojë, në kundërshtim me kushtetutën. Sigurisht, edhe për opozitën shqiptare, qëndrimet e saj përputhen plotësisht me qëndrimet e institucioneve më serioze të Bashkimit Europian”.

Rikonfirmimin përmes referendumit për të mbajtur drejtimin e Partisë Demokratike, Sali Berisha e komentoi përmes një postimi në rrjetet sociale si fitore ndaj Edi Ramës dhe socialistëve, të cilët ai i akuzon se ndryshe nga forca e tij politike, nuk bëjnë zgjedhje.

“Në Shqipëri janë dy parti të mëdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar në demokracinë direkte dhe voton me parimin ‘një anëtar, një votë’ në çdo proces zgjedhor. Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka zëvendësuar votën e anëtarëve me emërimin dhe fuqinë e krimit. Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurrë për kryetarin dhe për asnjë forum tjetër të saj. Kurse PD-ja çdo katër vite zgjedh kryetarin dhe drejtuesit vendor e kandidaturat për deputet bazuar në demokracinë direkte (referendum)!”

Berisha mori kohë për t’u shpjeguar atyre që e akuzojnë, e që sipas tij janë të sponsorizuar nga Edi Rama, se ai nuk e ka privatizuar Partinë Demokratike.

“Duke lënë mënjanë modestinë, Edi Rama, narkomafia qeveritare dhe mafia e mediave që ai kontrollon, dëshmuan frikën dhe tmerrin e tyre nga Sali Berisha. Për këta të pafytyrë, vota referendare e të gjithë anëtarësisë për kryetarin e partisë opozitare është ‘privatizim i partisë nga kryetari’ apo në rastin konkret ‘Berisha zgjedh Berishën’. Ja pse për Edi Ramën dhe të gjithë këtë hordhi puthadorësh e mafiozësh që gromësijnë dhe zhgërrehen në luksin dhe paratë që u vjedhin shqiptarëve, vota e rreth 40 mijë demokratëve dje ishte një tmerr dhe ferr i vërtetë; ishte dështim dhe turpërim publik (por ata turp nuk kanë). Kurse për shqiptarët, ajo ishte vota e triumfit të dinjitetit të tyre mbi mafian më të rrezikshme të Europës”.

Në referendumin e të shtunës afro 39,500 demokratë iu drejtuan kutive të votimit, por edhe pse Sali Berisha ishte emri i vetëm në fletën e votimit, 1,055 prej tyre nuk dhanë pëlqimin që ai të vazhdojë të drejtojë Partinë Demokratike, 506 prej tyre abstenuan, ndërkohë rreth 540 fletë votimi ishin të pavlefshme. Por shumica dërrmuese, plot 37,341, i dhanë votë të qartë liderit të tyre historik për të vijuar të drejtojë selinë blu deri në vitin 2030.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.