🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,555 ▲ +1.39% ETH $1,594 ▲ +1.16% XRP $1.0587 ▲ +1.47% SOL $71.9400 ▼ -0.94%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Politika

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

 Ish-sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj ka dalë kundër protestës në bulevard, duke barazuar histerinë majtiste sot me molotovët demokratikë te pak muajve me pare të Sali Berishës, të dyja me një synim, për të rrëzuar Edi Ramën.

“Unë ika nga PD-ja kur pashë se alternativa e Edi Ramës u bënë molotovët e gjuajtur me pagesë dhe kazanët e ndezur me flakë. Kjo protestë me kaq helm dhe djallëzi, ku nuk ka mbetur dështak publik pa dalë në ekran për t’u bërë pjesë, mua po ma bën Edi Ramën njeriun më normal të kësaj valleje marramendëse për Shqipërinë”, nënvizoi Hysaj.

Jola Hysaj si një aktiviste ambientaliste, mbështet projektin ën Zvërnec, ashtu si projektin Durrës Jaht Marina në qytetin e saj ku ka kandiduar si deputete e PD.

“Pse nuk u bëka dot edhe në Durrës një “ishull” si palma (që ne mund ta bëjmë shqiponjë po deshët ju patriotet part-time) dhe qenka më mirë të kënaqemi me “all-inclusive”-et e Golemit, ku hotelet luftojnë për mbijetesë duke kënaqur turmat e turistëve nga Lindja që më shumë sjellin ngarkesë mjedisore, se sa të ardhura domethënëse në ekonomi?! Pastaj mirë dakord ambientalizmi, se e kam merak edhe vetë dhe kam bërë protestat e mia në Durrës kundër fushës kanceroze të plehrave që më në fund u mbyll. Po ça lidhje ka ambientalizmi me flamurin e Izraelit dhe me ato piskamat e asaj motrës tjetër nga Kosova, që na solli në bulevard dritën e liderit të saj shpirtëror Ajatollah Khamenei?!”. theksoi Hysa.

Ajo paralajmëron se nga kjo protestë i vetmi normal dhe më i fortë do të dalë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndaj dhe duhet mbështetur në objektivin e tij të qartë për të futur Shqipërinë në BE në 2030.

“Këtu po luhet keq, po goditet Shqipëria nën brez dhe jo që nuk ikën Edi Rama me këtë lojë të pistë, po koha do tregojë që Edi Rama do i nxjerrë jashtë loje të gjithë këta. Ama koston e lojës do ta paguajë Shqipëria! Kjo protestë me kaq helm dhe djallëzi, ku nuk ka mbetur dështak publik pa dalë në ekran për t’u bërë pjesë, mua po ma bën Edi Ramën njeriun më normal të kësaj valleje marramendëse për Shqipërinë”, tha ajo .

Jola Hysaj ka dhe një mesazh për ish-kundërshtarët e tij politikë në PS, Elisa Spiropalin dhe Marjana Koccekun të cilat janë infektuar nga protesta në bulevard. Duke i etiketuar si…

Zoti më faltë nëse jam gabim, po kur shoh edhe ca vemje rilindase dhe kalbësira komuniste të Partisë Socialiste që i janë bashkuar protestës, atëherë ndjehem më afër me Shqipërinë 2030 të Edi Ramës se sa me Shqipërinë e këtij cirku ku hallexhinjtë përfaqësohen nga delenxhinjtë!”, shtoi ajo

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.