Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.92 ▲3%
ARI 4,541 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,917 ▲ +11.45% ETH $2,293 ▲ +19.26% XRP $1.1657 ▲ +15.91% SOL $87.3000 ▲ +12.54%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.92 ▲3 % ARI 4,541 ▼0.09 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.92 ▲3 % ARI 4,541 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar se bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të mbetet vetëm një ide për të cilën flitet, por të shndërrohet në një angazhim të përditshëm me projekte konkrete që sjellin përfitime për qytetarët.

Duke folur në Konferencën kushtuar agjendës së përbashkët ndërshqiptare, Mexhiti u ndal te fushat që, sipas tij, ofrojnë potencialin më të madh për bashkëpunim, duke veçuar arsimin, kulturën, ekonominë dhe turizmin si shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të ndërtohen iniciativa të përbashkëta.

Ai solli edhe shembuj konkretë të këtij bashkëpunimi, si organizimi i Panairit Shqiptar në Shkup dhe Festivali Ndërkombëtar i Muzikës që do të mbahet në Çarshinë e Shkupit, me pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.Një pjesë e rëndësishme e fjalës së tij iu kushtua të rinjve. Mexhiti theksoi se ata nuk janë vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja, ndaj duhet të kenë më shumë hapësirë dhe përgjegjësi në proceset vendimmarrëse.

Në përfundim, ai u shpreh se vetëm përmes besimit, bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët mund të ndërtohet një agjendë që u shërben shqiptarëve kudo që jetojnë dhe krijon më shumë mundësi për brezat e ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.