☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,448 ▲ +0.82% ETH $1,590 ▲ +0.62% XRP $1.0572 ▲ +1.29% SOL $71.7000 ▼ -2.18%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Politika

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: PD dhe Berisha më kanë mua borxh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është përgjigjur analistit Mentor Kikia, pas një statusi të këtij të fundit ku komentonte sjelljen e figurave politike që mbeten jashtë listave apo shkarkohen nga funksionet partiake.

Kikia shkruante në reagimin e tij se dallimi mes PS-së dhe PD-së është se socialistët, edhe kur largohen nga poste apo lista kandidatësh, vijojnë të kontribuojnë për partinë, ndërsa në PD “ata që shkarkoheshin apo mbeteshin jashtë listës, ose zhduken nga qarkullimi, ose bëhen Edmond Spaho”.

Në një reagim të gjatë publik, Spaho e ka cilësuar komentin të padrejtë dhe fyes për dinjitetin e tij, duke thënë se ka mbështetur PD-në dhe Sali Berishën në momentet më të vështira, përfshirë edhe pas shpalljes “non grata” dhe përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.

“Kam qenë nga të parët deputetë që i kam dalë në krah. Madje që në 19 maj 2021 kur u shpall non grata”, shkruan Spaho.

Ai akuzon drejtuesit aktualë të PD-së se nuk mbajtën premtimet e Rithemelimit për primare, vendimmarrje nga anëtarësia dhe largim automatik të kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve. Sipas Spahos, këto premtime “përbënin bazën e Rithemelimit”, por nuk u zbatuan.

Spaho ndalet edhe te raportet e tij me drejtues të PD-së, duke thënë se është shkarkuar pa argumente nga detyra e drejtuesit politik të qarkut Korçë dhe se, pavarësisht garancive që pretendon se kishte marrë nga Berisha, u la në listë të hapur në zgjedhjet e vitit 2025.

“Ti mund të kesh të drejtë për të gjitha sa thua, por ne kështu vendosëm”, citon Spaho t’i ketë thënë Berisha në takimin e tyre.

Ish-deputeti demokrat thotë se pas zgjedhjeve ka marrë përgjegjësi për humbjen e PD-së dhe ka dhënë dorëheqjen nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe posti i Sekretarit të Integrimit Europian.

Në fund të reagimit, Spaho i përgjigjet edhe për qëndrimin e tij ndaj protestës, duke deklaruar se ka qenë kundër saj që ditën e parë dhe se e konsideron të manipuluar nga qarqe jashtë vendit, ndërsa mbron si prioritet integrimin europian të Shqipërisë.

“Për mua si shqiptar, ka rëndësi të integrohemi në BE, pavarësisht cila forcë apo cili kryeministër është në krye të vendit”, shkruan Spaho.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.