🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 100.97 ▼2.23%
ARI 4,029 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,090 ▼ -1.01% ETH $2,323 ▼ -1.88% XRP $1.2888 ▼ -1.67% SOL $101.3800 ▼ -1.13%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 100.97 ▼2.23 % ARI 4,029 ▲0.53 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 100.97 ▼2.23 % ARI 4,029 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

Islami: Retorika e Vuçiqit për Vidovdanin përbën rikthim të narrativave nacionaliste të së kaluarës

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për siç ka thënë ai, tendencat për ringjallje të simbolikës nacionaliste të Vidovdanit dhe përdorimin e saj në kontekst politik e ushtarak.

Sipas Islamit, këto veprime paraqesin përpjekje për rikthim të politikave të vjetra hegjemone në rajon, të cilat në të kaluarën kanë prodhuar tensione dhe tragjedi në Ballkan.

“Tendenca e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të ringjallur simbolikën nacionaliste të Vidovdanit – e ngjashme me propagandën e Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan në vitin 1989 – përbën një përpjekje për të ricikluar politikat e vjetra hegjemone që sollën tragjedi në Ballkan”, ka shkruar Islami.

Ai ka vlerësuar se paralajmërimet për ushtrime ushtarake të Serbisë në data me rëndësi historike nuk janë të rastësishme, por sipas tij, paraqesin provokim të qëllimshëm ndaj sigurisë në rajon dhe ndaj Republikës së Kosovës.

“Paralajmërimi i Serbisë për mbajtjen e ushtrimeve ushtarake pikërisht në këtë datë me peshë historike dhe emocionale nuk është thjesht një koincidencë, por një provokim i hapur i sigurisë dhe një mjet shantazhi politik ndaj Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai.

Në vijim, Islami ka deklaruar se institucionet e sigurisë në Kosovë janë të gatshme dhe të konsoliduara për t’u përballur me çdo situatë të mundshme të sigurisë.

“Policia e Kosovës në çdo 28 qershor rrit praninë dhe monitorimin në zonat e ndjeshme, duke garantuar rendin dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe rolin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke thënë se është në gatishmëri të lartë.

“Po ashtu Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është në gatishmëri të lartë për të identifikuar dhe neutralizuar çdo tendencë për inskenime apo incidente”, ka deklaruar Islami. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.