☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,557 ▲0.18%
DOW 52,594 ▲0.16%
NASDAQ 26,187 ▲0.31%
NAFTA 79.75 ▲0.52%
ARI 4,070 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,856 ▲ +0.42% ETH $1,924 ▲ +2.62% XRP $1.1125 ▼ -0.01% SOL $77.5600 ▲ +0.35%
S&P 500 7,557 ▲0.18 % DOW 52,594 ▲0.16 % NASDAQ 26,187 ▲0.31 % NAFTA 79.75 ▲0.52 % ARI 4,070 ▲0.01 % S&P 500 7,557 ▲0.18 % DOW 52,594 ▲0.16 % NASDAQ 26,187 ▲0.31 % NAFTA 79.75 ▲0.52 % ARI 4,070 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

Berisha: Jemi në një monizëm më të fuqishëm se ai që rrëzuam

Në një takim të zhvilluar paraditen e së shtunës në seli, “Gratë në Aksion për Shqipërinë – O sot, o kurrë”, Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike është sot në një betejë për jetë a vdekje, në një betejë për ekzistencën e saj.

“Ne para pak ditësh kremtuam 33-vjetorin e themelimit të partisë. Tani duhet të flasim haptas. Kjo parti, që përmbysi dhe ndau epoka dhe solli për shqiptarët epokën më të ndritur në tërë historinë e tyre, ka një trashëgimi të jashtëzakonshme. Por në qoftë se si njerëz që do u përmbahemi të vërtetave, duhet të pranojmë se ajo epokë që solli PD, ka marrë fund. Ajo nuk ekziston më në parimet e saj të lirisë përveç tregut, ajo epokë nuk ekziston më në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Më tej, ai tha se “Shqipëria sot është në një monizëm më të fuqishëm se ai që rrëzuam”. “Sot, në Shqipëri është vendosur një monizëm më i fuqishëm, ua them me përgjegjësi të plotë, se ai që rrëzuam në vitin 1990-1991. Sot, liritë politike të popullit opozitar janë absolutisht de facto të asgjësuara. Sot, çdo formë shteti që të pret liritë, është pushtim i brendshëm apo i jashtëm. Dhe mund t’u them se në histori janë të rralla kombet që kanë përjetuar pushtime më të shumta se ne. Por asnjëri prej këtyre pushimeve nuk ka spastruar në 9 vite, 35 përqind të kombit shqiptar. Kurrë dhe asnjëherë. Ju jeni nëna, motra, vajza, gjyshe, jeni kontributore kryesore në epokën që është mbyllur. Me shumë të drejtë mund të shtroni pyetjen: po mirë, ju thoni se epoka që solli PD u mbyll.

Çfarë mbetet për ne demokratët? Gjithnjë do i përmbahemi të vërtetës. Për ne demokratët mbeten vetëm dy gjëra. Mbetet trashëgimia jonë, thashë edhe njëherë, ne sollëm epokën më të ndritur në historinë e këtij kombi. Por, ne sot këtu ku jemi, jemi para një vendimi të parë ose të dytë të jetës sonë. Të parë, për vajzat e reja që në vitet 1990 nuk kanë pas lindur akoma ndoshta, të dytë për ne të tjerët, që në vitin 1990 u ngritëm dhe rrëzuam diktaturën. Pra, për të përmbysur këtë diktaturë”, tha Sali Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.