Berisha në promovimin e librit ‘Lule Bore’: Lufta kundër propagandës është misioni më i shenjtë i demokratëve
Në një aktivitet të organizuar në selinë e Partisë Demokratike u prezantua sot libri “Lule Bore – Manifest Politik” i autorit Andi Mustafaj, ish-drejtues i programit Brain Gain.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i pranishwm nw kwtw promovim, vlerësoi lart kontributin e Mustafajt dhe duke e cilësuar librin si një manifest të domosdoshëm në kushtet e një regjimi autokratik.
Berisha tha se Mustafaj dhe bashkëpunëtorët e tij u bashkuan me PD në ditët më të vështira, duke sjellë ide dhe energji të reja.
“Andi Mustafaj dhe bashkëpunëtorët e tij u bashkuan me Partinë Demokratike në ditët e saj më të vështira. U bashkuan me një guxim, por dhe me plot ide, aktivitete, dhe bënë gjithçka që edhe në ditët më të vështira të kësaj partie të dëgjoheshin boritë e shpresës.”
Duke folur mbi librin, Berisha e cilësoi atë si një analizë të thellë të realitetit politik dhe shoqëror në Shqipëri:
“Problemi është se diskutohet për një realitet që nuk ekziston, sepse krahasohet me realitetin e pluralizmit normal demokratik. Çdo njeri, çdo anëtar i thjeshtë, çdo drejtues, mund të ketë sukses vetëm kur realizon se cili është realiteti në të cilin operon. Dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme të njohim realitetin në të cilin operojmë.”
Berisha u ndal edhe te koncepti i “korrupsionit të gjuhës”, duke e cilësuar atë si formën më të lartë të manipulimit nga propaganda e qeverisë.
“Nuk ka formë më të madhe korrupsioni se korrupsioni i gjuhës. Kjo propagandë ka shkatërruar kontratën themelore të qytetarit me kombin, që është kontrata e gjuhës. Ku bukës i thuhet bukë, shëndetit i thuhet shëndet. Sot, e keqja banale është indiferenca e njerëzve ndaj së keqes.”
Ai shtoi se opozita duhet të luftojë pa kompromis kundër këtij realiteti.
“Ne si opozitarë duhet ta kemi të qartë: nëse nuk luftojmë nga mëngjesi në darkë, dështimi na pret. Lufta kundër propagandës është imperativ. PD ka nevojë të ngjitet në nivele shumë më të larta, sepse jemi në diktaturë autoritare dhe nuk ka mision më të shenjtë se lufta ndaj saj.”
Berisha e cilësoi librin e Mustafajt si një kontribut të madh për opozitën dhe shoqërinë, duke e parë si një thirrje për reflektim dhe veprim kundër propagandës dhe autoritarizmit.
Sakaq, Berisha tha se qytetarët jetojnë në mure burgu mendore të vendosura nga propaganda e këtij regjimi ku është Shqipëria.
“Pra, leximi i librit, ndalet në këtë konfuzion të mbjellë nga regjimi. Dhe ky është një kontribut i madh. Nuk ka formë më të madhe korrupsioni se korrupsioni i gjuhës. Ne si opozitarë duhet ta kemi të qartë. Nëse nuk luftojmë nga mëngjesi në darkë. Lufta kudër saj është imperativ. Jemi në kushte në të cilat mund të bëjmë shumë më tepër. PD ka nevojë të ngjitet në nivele shumë më të larta. Ka potenciale për të bërë shumë më tepër. Jemi në diktaturë autoritare dhe nuk ka mision më të shenjtë se lufta ndaj saj. Kur çdo demokrat të ndjehet luftëtarë ditët e këtij regjimi shkurtohen me shpejtësi.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.