🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $82,978 ▲ +0.5% ETH $2,509 ▲ +0.74% XRP $1.3935 ▼ -0.68% SOL $109.7000 ▲ +0%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kosova

Rrëfimi prekës i Haradinajt kur pranoi aktakuzën për në Hagë: E gjeta duke qajtë presidentin Rugova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në intervistën e tij të fundit televizive në cilësinë e kreut të kësaj partie, ka folur për periudhën e pasluftës, kalimin nga jeta ushtarake në atë politike dhe procesin e themelimit të subjektit që ai e ka udhëhequr që nga fillimi.

Haradinaj ka folur në Debat Plus edhe për bashkëpunimin institucional të asaj kohe, duke përmendur raportin me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, për të cilin u shpreh me respekt.

“Presidenti Rugova ishte vërtet një burrë fisnik, respektonte autoritetin tim të kryeministrit… kishte raste kur ministrave nga LDK-ja u thoshte: shkoni te kryeministri, e keni kryeministrin, mos hajdeni më te unë”, ka deklaruar ai.

Duke folur për punën e Qeverisë në atë periudhë, Haradinaj ka përmendur procesin e “standardeve para statusit”, duke thënë se janë realizuar “në kohë rekord” dhe se Kosova kishte marrë përgjegjësi edhe për disa fusha që më parë ishin kompetencë e OKB-së.

Ai ka thënë se në atë kohë u konsolidua një jetë institucionale kredibile dhe u krijua një drejtim i qartë për rrugën përpara, por më pas erdhi, aktakuza nga Tribunali i Hagës, që për të ishte goditje e rëndë.

“Erdhi aktakuza… në një farë mënyre na theu një ëndërr në mes… Ka qenë një moment shumë i rëndë për mua, për shumë njerëz, realisht për familjen, për të gjithë”, është shprehur Haradinaj në TV Dukagjini.

Në këtë kontekst, ai ka rrëfyer edhe një moment emocional me presidentin Rugova, duke thënë se ai e kishte përjetuar shumë rëndë lajmin dhe se, kur u takuan, Rugova kishte qenë i tronditur.

“Kur shkova… me taku, e gjeta aty duke kajtë… ishte i mërzitur shumë… edhe unë isha i mërzitur, po provova me ia lehtu”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se pas aktakuzës pati një mobilizim të gjerë shoqëror dhe reagime në shtresa të ndryshme – nga politika, te shoqëria civile, artistët e sportistët – ndërsa e ka përshkruar ngjarjen si një “goditje të madhe”./Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.