☁️
Tiranë 10°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
XRP $1.3488 ▲ +1.36% SOL $83.3700 ▲ +0.65%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Berisha: Opozitarët, vendime për të dalë së bashku në betejë

Kryetari i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se Partia Demokratike duhet t’i rikthehet protestës.

Sipas tij, “demokratët dhe opozitarët duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur”.

“Është e vështirë dhe sakrificë, por rrugë tjetër nuk ka. Ne nuk jemi ata që gënjejmë veten, por besojmë të vërtetat. Nuk mundet opozita të ndalojë qeverinë të shpërndajë 680 mijë zarfa. Situata është dëshpëruese dhe nuk mund ta mohojmë, por njerëzit me fibër politike e kuptojnë se ka vetëm një rrugëdalje, të mos dorëzohen dhe të ngrihen. Do të ngrihemi me një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, që tashmë është i njohur, Edi Rama dhe qeveria e tij”, shtoi ai.

Berisha përshëndeti edhe rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, ku sipas tij, “u përfshinë shqetësimet e PD-së”.

“Javën e shkuar, Komisioni i Jashtëm i PE miratoi raportin për Shqipërinë 2022. Teksti i paraqitur nga deputetja socialiste Isabel Santos u shtua me amendamente të Partive Popullore Europiane. Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, raporti thekson se në Shqipëri duhet garantuar liria e partive të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrjen e aktorëve të tjerë shtetërorë. Ky pasazh i atribuohet PD-së. Për shkak të afateve, nuk janë paraqitur problematikat e shumta të zgjedhjeve”, shtoi ai.

Sipas tij, “në raport thuhet se projekte si ai i Portit të Durrësit, duhet të zbatojë ligjin e prokurimeve publike”.

Berisha theksoi se “beteja në këto zgjedhje kishte qëllimin më madhor, rikthimin e pluralizmit në qeverisjen vendore, pas braktisjes së zgjedhjeve në 2019”.

“Opozita ka një mision shumë të rëndësishëm për të bërë gjithçka, për të nxjerrë përpara publikut shqiptar, grabitjen e pasurive nga qeveritarët dhe të pasurit, në kurriz të varfërimit dhe përzënies së të varfërve nga Shqipëria. Nëse nuk kishim asnjë zë dhe deri para 14 majit, opozitarizmi në qeverisjen vendore nuk ekzistonte, tani kjo ka marrë fund. Përveç kësaj, në disa bashki si Mirdita, Puka, Fushë Arrëzi, Kavaja, Himara fituan kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe unë jam i bindur se këta kryetarë bashkie, do bëjnë gjithçka për një qeverisje ndryshe për qytetarin”, shtoi ai.

Sipas tij, “opozita nuk ka mjete përgjimi dhe nuk ka autorizim të ketë mjete filmimi, por ajo ka mbledhur çfarë sjellin qytetarët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.