🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.04 ▼0.18%
ARI 4,413 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $65,326 ▲ +0.76% ETH $1,928 ▲ +0.57% XRP $1.0393 ▲ +0.23% SOL $77.0200 ▲ +0.98%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.04 ▼0.18 % ARI 4,413 ▲0.3 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.04 ▼0.18 % ARI 4,413 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha prezanton Departamentin e Urtësisë Artificiale në PD: Do integrojë avantazhet teknologjike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar zyrtarisht krijimin e Departamentit të Urtësisë Artificiale në PD, duke e vlerësuar këtë si një hap strategjik për modernizimin e partisë dhe përgatitjen për qeverisjen e nesërme.

Lideri i opozitës shpjegoi se ky departament synon fillimisht të integrojë avantazhet e teknologjisë brenda strukturave aktuale politike, ndërsa synimi madhor mbetet aftësimi i ekipit qeverisës për të aplikuar inteligjencën artificiale në çdo sektor të vendit në të ardhmen.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal gjatë te nevoja emergjente që ka Shqipëria për të luftuar falsifikimin masiv, duke e cilësuar teknologjinë Blockchain si garanten më të fuqishme të transparencës absolute.

“Ndaj dhe ne krijojmë këtë departament me dy qëllime kryesore. Së pari vetë partia duhet të përjetojë të gjitha avantazhet e epokës së urtësisë artificiale.

Së dyti dhe më e rëndësishmja, nesër në pushtet, ekipi ynë duhet të jetë i gatshëm për zbatimin, aplikimin, zhvillimin e të gjitha avantazheve të jashtëzakonshme që ka inteligjenca artificiale. Asgjë sot nuk ka garanton transparencën sa Blockchain.

Në qoftë se ka një vend në Evropë dhe në botë që është i zhytur në mënyrë të tmerrshme në falsifikim, në gjërat më themelore, Shqipëria ka më të domosdoshme se kushdo tjetër. Në departament ka anëtarë të rinj, që nuk janë këtu, por janë jashtë vendit, që punojnë me sukses të madh në Blockchain, të gatshëm të kthehen në vendin e tyre dhe të japin kontribut në këtë fushë shumë të çmuar”, u shpreh Berisha.

Ai bëri me dije se në këtë departament janë angazhuar specialistë të rinj shqiptarë që punojnë me sukses të madh jashtë vendit, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u kthyer dhe për të dhënë kontributin e tyre të çmuar në këtë fushë.

Sipas kreut të PD-së, megjithëse inteligjenca artificiale ngjall debate të bazuara, përdorimi i saj mbi rregulla të drejta do të shërbejë si një mjet për të promovuar barazinë, drejtësinë sociale dhe transparencën në interes të të gjithë qytetarëve.

“E vërteta është se debatet nuk janë të pabaza, sepse përdorimi i saj mbi bazën e rregullave të drejta, transparente, e shndërron atë në një mjet të dobishëm, në një mjet që promovon drejtësi sociale, promovon barazi, promovon transparencë në interes të të gjithë qytetarëve. Pa u ndalur pastaj në fushat e ndryshme.

Përdorimi i saj në fushën e mësimdhënies, në fushën e ekonomisë, në fushën e shëndetësisë me aftësira të jashtëzakonshme në diagnozë për shkak të disponibilitetit që ka në miliona të dhëna. Është një mjet jashtëzakonisht i çmuar. Por, përsëri asgjë nuk zëvendëson përgjegjësinë e njeriut, asgjë nuk zëvendëson ndërgjegjen, moralin dhe dinjitetin e njeriut”, deklaroi më tej Berisha.

Ai theksoi impaktin e jashtëzakonshëm që kjo teknologji do të ketë në fusha si mësimdhënia, ekonomia dhe shëndetësia, ku kapaciteti për të procesuar miliona të dhëna do të revolucionarizojë diagnozën mjekësore.

Në mbyllje të mesazhit të tij, Berisha nënvizoi se asnjë zhvillim teknologjik nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë, ndërgjegjen, moralin dhe dinjitetin e njeriut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.