☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.81 ▼3.18%
ARI 3,911 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,476 ▲ +0.83% ETH $2,303 ▲ +1.55% XRP $1.2557 ▲ +0.41% SOL $95.2300 ▼ -0.34%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.81 ▼3.18 % ARI 3,911 ▲0.3 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.81 ▼3.18 % ARI 3,911 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ahmeti-Rokas: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot në Shkup një takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Mikalis Rokas, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Në fokus të takimit kanë qenë obligimet që vendi ka në raport me BE-në, si dhe përgjegjësia e institucioneve shtetërore për realizimin e reformave dhe përmbushjen e detyrimeve të nevojshme në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Ahmeti ka ritheksuar se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik dhe interes madhor shtetëror, duke nënvizuar se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit, bashkëbiseduesit kanë vlerësuar rëndësinë e vazhdimit të reformave, forcimit të shtetit ligjor, funksionimit demokratik të institucioneve dhe ruajtjes së orientimit pro-evropian të vendit, si parakushte kyçe për avancimin e procesit integrues.

Në takim është potencuar gjithashtu nevoja për angazhim të përbashkët politik dhe institucional, me qëllim përshpejtimin e rrugës evropiane të vendit dhe ruajtjen e stabilitetit politik e demokratik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.