🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,422 ▲0.94%
DOW 49,974 ▲1.24%
NASDAQ 26,210 ▲1.31%
NAFTA 98.02 ▼5.89%
ARI 4,544 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,419 ▲ +0.73% ETH $2,132 ▲ +0.72% XRP $1.3674 ▲ +0.25% SOL $85.8000 ▲ +1.61%
S&P 500 7,422 ▲0.94 % DOW 49,974 ▲1.24 % NASDAQ 26,210 ▲1.31 % NAFTA 98.02 ▼5.89 % ARI 4,544 ▲0.72 % S&P 500 7,422 ▲0.94 % DOW 49,974 ▲1.24 % NASDAQ 26,210 ▲1.31 % NAFTA 98.02 ▼5.89 % ARI 4,544 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

“Interpelancat vetëm me Ramën, jo me delegime”, Berisha vendos kusht për miratimin e rregullores së Kuvendit

Opozita nuk do të pranojë që interpelancat me Kryeministrit të zhvillohen nga ndonjë ministër i deleguar prej tij. Sali Berisha gjatë një mbledhje me deputetët, vendosi këtë kusht për miratimin e rregullores së re të Kuvendit e cila prej ditësh po negociohet mes palëve për të shkuar drejt një drafti të përbashkët.

Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha: “Në qoftë se neni 80 i Kushtetutës përcakton se kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të paraqiten në interpelancë kur kërkohet nga deputetët, asnjë deputet nuk do të pranojë delegimin e interpelancës nga kryeministri”.

Por ndryshe është qasja kur flet për Reformën Administrativo-Territoriale. Berisha përgëzoi punën e bërë deri më tani nga komisioni i posaçëm dhe premtoi se shumë shpejt do të publikojnë hartën se si partia Demokratike e do ndarjen territoriale të vendit.

“Ne jemi të vendosur të paraqesim, në përputhje me interesat e tyre, hartën më të mirë, ndarjen territoriale më në interes të qytetarëve. Dhe këtë na e bën të mundur plotësisht ekspertiza e jashtëzakonshme që ka Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës, praktika shumë e pasur e vendeve evropiane, të cilat kanë komuna nga 80 banorë në 1 milion banorë”, u shpreh Berisha.

Lideri demokrat premtoi edhe një herë se PD do t’i rikthehet protestave, ku pohoi se beteja në rrugë për largimin e Edi Ramës nuk do të ndërpritet.

“Të vazhdojmë betejën tonë të vendosur në këtë përpjekje, ku kemi me vete qytetarët, mediat ndërkombëtare, të cilat mbështesin na fuqishëm. Ndaj dhe kemi të drejtë që merremi me Edi Ramën se ai është ‘mater matrix’ i të këqijave të këtij vendi”, tha Berisha.

Sali Berisha një koment e kishte edhe për proçesin e integrimit, duke fajësuar Edi Ramën për vonesën e lajmeve pozitive nga Brukseli sa i takon negociatave.

“PD mbështet plotësisht procesin e integrimit, qoftë vetëm për shkak të kriterit gjeopolitik”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.