🌫️
Tiranë 4°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,937 ▲ +1.08% ETH $2,012 ▲ +1.15% XRP $1.3383 ▲ +0.84% SOL $83.0300 ▲ +0.55%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Berisha: Protesta e opozitës, në 17 prill

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi sot se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet në datën 17 prill.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se protesta e 22 marsit pati një jehonë të jashtëzakonshme.

Berisha theksoi se “në datën 17 prill, Shqipëria do të vijë në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës”.

Sipas tij, “opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj”.

“Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se shumë shpejt do të fillojë puna për zgjedhjen e kandidaturave dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Duhet të përqendrohemi me të gjithë forcën tonë në organizim, sikundër protesta është arma kryesore e opozitës shqiptare kundër këtij regjimi”, u shpreh ai.

Kreu i PD-së theksoi se “PD është dhe do të jetë midis qytetarëve dhe ky është qëndrimi ynë”.

“Janë foltoret që po zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme, deputetët kanë bërë dhe po bëjnë takime. Pra, dialogu intensiv dhe takimet intensive me qytetarët”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, Berisha theksoi se “akti i parë i ardhjes në pushtet të PD-së do jetë vendosja e minimumit jetik”.

“Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka minimum jetik dhe ndër të paktat vende në botë. Kjo ka bërë që sot 49 për qind e shqiptarëve të jenë në varfëri ose të kërcënuar nga varfëria. Ka bërë që 18 për qind e tyre të jenë në varfëri ekstreme. Pra me një vendim të qeverisë ne zhdukim varfërinë ekstreme në Shqipëri, ne nxjerrim nga rreziku i varfërisë një pjesë të madhe të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ai.

Berisha theksoi se PD do të përqendrohet para së gjithash në minimumin jetik, ndihmën ekonomike, pensionet e ulëta, rrogat e ulëta dhe mirëqenien e qytetarëve.

Po ashtu sipas tij, arsimi dhe shëndetësia do të kenë përparësi absolute.

“Dhe u garantoj se do mbeten plot para për vepra publike, për shkolla, për spitale të reja, për autostrada, për kanalizime, për ujësjellësa. Sepse sot, siç jeni dëshmitarë, siç është faktuar, vidhen nga 90 deri në 100 për qind siç është rasti i djegësit të Tiranës, të parave publike të përcaktuara për këto ndërtime”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.