Politika

Berisha: Rama nuk fsheh dot vjedhjet me largimin e Haxhinastos

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se me largimin e Haxhinastos Edi Rama kërkon të lajë duart si pilati me dështimin e tij total.

“Nuk mund të fshehë vjedhjet që ka bërë Edi Rama me largimin e Haxhinastos”

Deklarata u dha në një prononcim për gazetarët pas takimit me kongresmenin amerikan Eliot.

Sali Berisha: Me largimin e Haxhinaston Edi Rama kërkon të lajë duart si pilati me dështimin e tij total. Pasi ka shpenzuar 210 miliardë lekë, pra mbi 2 miliardë dollarë për investime Rama nuk është në gjëndje tu tregojë shqiptarëve qoftë një segment apo rrugë të rëndësishme të ndërtuar. I kujtoj se me 1.2 miliardë dollarë janë ndërtuar gjatë viteve të mëparshme Rruga e Kombit, Lushnje-Fier, Levn-Vlorë, dhe Levan- Tepelenë. Të marrin faturat e ti shohin. Nuk mund të fshehë me largimin e Haxhinastos vjedhjen që ka bërë Edi Rama. Ku shkuan 2. 1 miliardë investime?! Me 2.1 milardë u frynë xhepat e Edit, Olsit

Edi Rama nuk ndërton kurrë rrugën e Arbrit. Ai nuk po përfundon Lushnje Berat që maksimumi kishte 6 muaj punë.

Reagimi erdhi pak minuta pasi u mësua dorëheqja e ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button