Politika

Berisha: Shullazi u lirua pa arsye ligjore, policia i manipuloi provat

Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha implikon direkt kryeministrin Edi Rama me bandat kriminale në vend, duke e cilësuar atë si kreun e meduzës së krimit në Shqipëri.

berishaPërmes një statusi në “Facebook”, ish-kryeministri i konsideroi dje lidhjet e Ramës me krimin dhe bandat, si të tmerrshme, të pazgjidhshme dhe mjerisht me pasoja katastrofale për vendin dhe stabilitetin e tij. Sipas Berishës, vetëm largimi i tij me protesta mbarëpopullore do ta shpëtojnë Shqipërinë.

“Ti je koka e meduzës së kësaj bande dhe krimit në Shqipëri, sepse dje (pardje) policia e PS me urdhër nga lart, liroi pa asnjë arsye ligjore, por vetëm duke përgënjeshtruar veten dhe manipuluar provat, kreun e bandës, Shullazin. E bëri këtë akt kriminal për llogari të Edi Palokës apo të Edi Ramës? Këtë çdo shqiptar e ka tashmë të qartë”, shkruan Berisha. Ish-kryeministri akuzon më tej se “policia e PS-së nisi publikisht manipulimin e ngjarjes, që natën e parë të krimit serial, kurse Didi, ky vrasës i PS-së, përgënjeshtronte Policinë e Tiranës, reporterët e mediave në terren dhe vetë spitalin e Traumës, që deklaronin në unison se Shullazi është i plagosur dhe gjendet në spital”. Berisha shprehet se “Didi i PS-së deklaronte me zyrën e tij se Emili i PS-së nuk është i plagosur. E bënte këtë mashtrim Didi për llogari të Edi Palokës apo të Edi Ramës, që donte me çdo kusht që Emili i Partisë të dilte i palagur? Këtë e ka të qartë çdo qytetar”.

“Ti, – i drejtohet Berisha, Ramës – “je kreu i meduzës së bandës dhe krimit të organizuar në këtë vend dhe Shullazi aty është vetëm Ergysi yt, sepse me urdhër nga lart, Policia e PS-së pa asnjë provë, fakt apo argument, deklaroi se ngjarjet e para tri netëve nuk lidheshin njëra me tjetrën. Pra, policia mashtroi duke thënë se Shullazi nuk ishte nisur për Tiranë, për shkak se banda e tij u përgjak në Rrugën e Kavajës, por tek vinte në Tiranë për një dorë letra apo diçka tjetër, ai ishte viktimë e një atentati, pritë kundra tij. E bëri këtë trillim për llogari të Palokës, që ti frikacak, e nderove me padinë civile dhe penale apo të Edi Ramës, që ka përdorur bandën kundër opozitës? Këtë çdo shqiptar e di”. Berisha shton më tej: “Ti je kreu i meduzës të bandës ‘Shullazi’ dhe i krimit të organizuar në tërësi sepse dje, (pardje) policia e PS-së për ta bërë edhe më të besueshëm mashtrimin e vet dhe për ta nxjerrë edhe më të pastër, më të larë Emilin e PS, për të justifikuar lirimin e tij deklaroi të kundërtën e asaj që kishte deklaruar tri ditë me radhë se ngjarja e Qaf-Kasharit ka ndodhur 15 minuta para ngjarjes në Rrugën e Kavajës”. Kjo sipas Berishës, “bëhej për të nxjerrë super të larë Shullazin e qeverisë, pra për të faktuar se ai nuk po vinte në Tiranë sepse atij iu godit banda, por po vinte për një dorë letra me Sajmirin e tij”, – akuzon ndër të tjera Berisha në “Facebook”.

(Botuar sot në Gazetën Shqiptare)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button