ParlamentarePolitika

Berisha. Vendi drejtohet nga banditët e qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit qeverinë si të përfshirë me falangat e krimit. Berisha theksoi se “Shqipëria drejtohet prej dy vjetësh nga banditët. Drejtohet nga ‘shullazët’ në rrugë, në parlament, në qeveri, nga ‘kryeshullazi’ në krye të qeverisë”.

Berisha shtoi se Arben Frroku, i dyshuari për vrasjen e komisarit të policisë Lamaj, ndodhet në Tiranë dhe jo në burg. Deputeti demokrat u shpreh se Frroku u arratis në ditën e dhënies së vendimit për të, ndërkohë që një ditë më parë ishte takuar me Ramën. “Kjo nuk është vepër e Edi Ramës, është vepër e tre gjykatësve që morën nga gjysmë milioni dhe që morën këtë vendim. Por Frroku kaloi në doganën e Muriqanit pa vulën shtetërore, sepse për banditin nuk ka ligj, ligjet janë letër”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button