Ekonomia

BERZH mbështet Bizneset e Vogla në Shqipëri

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po vazhdon të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme në vendin tonë, si sektorë të rëndësishëm në ekonominë shqiptare.

Në këtë kuadër Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes në Shqipëri do të zhvillojnë javën tjeter ne Tiranë, një aktivitet të rëndësishëm për SME-të, nën logon “Business Networking” si Program i BERZH, financuar nga BE për Mbështetjen e Bizneseve të Vogla në Shqipëri.

Sipas njoftimit për shtyp nga BERZH, në dhjetor 2014, BE ka financuar me 2 milionë euro programin e ri të mbështetjes këshillimore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri, zbatuar nga BERZH. Mbi 120 ndërmarrje do të mbështeten nga programi dhe 25 prej tyre kanë përfituar tashmë nga kjo ndihmë. Ky program ndihmon bizneset e vogla dhe të mesme të marrin njohuritë e nevojshme për t’u zhvilluar, për t’u bërë më konkuruese dhe për t’u rritur, duke angazhuar këshilltarë lokalë dhe ndërkombëtarë të cilët mund të transformojnë bizneset e tyre.

Që prej fillimit të punës në Shqipëri në 1996-ën, BERZH ka ndihmuar mbi 400 ndërmarrje të marrin këshilla biznesi, falë fondeve të donatorëve të ndryshëm. Në vijim të fondit të mëparshëm prej 1 milion euro nga BE për programin këshillimor të BERZH në vitin 2008, këtë herë BE së bashku me Luksemburgun, Italinë, Suedinë dhe Fondin Special të Aksionerëve të BERZH kanë bashkuar forcat për ta mbështetur këtë Program. Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë Christoph Denk Drejtor i Zyrës së BERZH në Tiranë, personalitete të qeverisë shqiptare dhe përfaqësues nga institucionet e linjës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button